E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Financave i propozon kuvendit 4 pr.ligje

Prishtinë (Start)-Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Haki Shatri, nënkryetar i Komisionit, u shqyrtuan 4 projektligje: Projektligji për tatimin në të ardhurat individuale, Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Projektligji për tatimin e normës së akcizës. Këto projektligje shoqërojnë Projektligjin për Buxhetin për vitin e ardhshëm, pasi buxheti i vitit 2009 bazohet në këto projektligje. Projektligjet në fjalë përcaktojnë norma të reja të tatimit. Normat e tatimit deri tani përcaktoheshin sipas rregulloreve të UNMIK-ut .

Pas shqyrtimit, anëtarët e Komisionit përkrahën në parim këto projektligje , duke i rekomanduar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që t’ i radhisë ato në rendin e ditës së seancës së Kuvendit për lexim të parë. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, të cilët dhanë sqarime lidhur me këto projektligje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›