Ferati: Obligim, zbatimi i ligjeve për pushtetin lokal
Podujevë (Start) - Në kuadër të vizitave të rregullta në Komuna, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sadri Ferati vizitoi Kuvendin Komunal në Podujevë me ku u prit nga Kryetari i Komunës Ilaz Pireva. Takimi u përqendrua në diskutimin për tri tema me prioritet për komunat: zbatimi i ligjit, nivelin e shërbimeve për qytetarët dhe përkrahja në projekte për ngritje të kapaciteteve në komuna.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Preva tha se Komuna e Podujevës po përfundon një vit të suksesshëm të zbatimit të projekteve me prioritet. Sipas tij, komuna e Podujevës ka zbatuar të gjitha projektet, përfshirë këtu edhe projektet që kanë nisur vitin e kaluar,ndërsa vështirësi janë paraqitur në sferën e zhvillimit të infrastrukturës dhe arsimit.
Ministri Sadri Ferati tha Ministria që ai drejton, (MAPL) në prioritetet e punës ka vendosur fuqizimin e komunave, duke ofruar bashkëpunim në fushat me interes për komuna në veçanti në respektimin e legjislacionit dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. “Qeverisja lokale po dëshmohet si sfere e rëndësishëm e shoqërisë sonë” tha Ministri Sadri Ferati gjatë vizitës në Kuvendin Komunal në Podujevë.
Sa i takon respektimit të legjislacionit të ri në Komuna, përkatësisht të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ministri Ferati tha se zbatimi i legjislacionit të ri në komuna ka krijuar vështirësi, por mbetet obligim ligjor për komunat që këto ligje të respektohen dhe zbatohen në praktik. “Ligjet që rregullojnë pushtetin lokal janë ligje bashkëkohore, ne jemi të vetëdijshëm se zbatimi i tyre ka krijuar vështirësi, por mbetet obligim ligjor për komunat që këto ligje t’i zbatojnë në praktikë” theksoi Ministri Ferati .