E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Prishtinë – (Start)Kosova ka perspektivë të qartë evropiane. Kështu ka deklaruar Pierre Mirel, drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian i cili shprehu konsideratë të lartë për rezultatet e Konferencës së Donatorëve për Kosovën dhe për punën e përgjegjshme të Qeverisë së Kosovës. Komentet e Mirel erdhën gjatë një takimi që ai zhvilloi dje me Kryeministrin Hashim Thaçi. Temë e bisedës ishte takimi që do të zhvillohet sot i Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Asociim Stabilizimit.

Kryeministri Thaçi e njoftoi zoti Mirel me përgatitjet që janë bërë që takimi i nesërm të jetë sa më i suksesshëm. Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Evropian dhe çmon raportin e progresit mbi këtë bashkëpunim. “Kosova është e vendosur t’i përmbush të gjitha kushtet dhe të bëhet sa më parë anëtare e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, tha mes tjerash kryeministri i Qeverisës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›