Marrëveshja e Kumanovës, jo në axhendë të NATO-s
Bruksel-Në Bruksel për dy ditë me radhë do të zhvillojnë takime ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Në këtë takim do të diskutohet për shumë çështje të rëndësishme që shqetësojnë aktualisht aleancën, midis tyre edhe situata në Kosovë. Ajo që është më e rëndësishme për momentin, në axhendën e takimeve të ministrave të Jashtëm nuk përfshihet ndonjë diskutim për ndryshimin e marrëveshjes së Kumanovës, kërkesë e bërë nga Serbia.
Mediat kanë bërë të ditur, se presidenti i serb Boris Tadiç dhe shefi i shtatmadhorisë Zdravko Ponosh kanë paralajmëruar diskutime me aleancën rreth ndryshimeve të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e vitit '99.
Zëdhënësi i Aleancës Xhems Apaturai deklaroi se në NAT0 nuk zhvillohet kurrfarë diskutimi rreth kësaj nisme e as që ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e NATO-s për sa i përket Marrëveshjes së Kumanovës.
Zyrtarët e Aleancës gjithashtu thonë se mundësia e ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës nuk do të futet në axhendën e takimit në nivel të ministrave të jashtëm që do fillojë nesër në selinë e NATO-s.