E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Do të bashkëpunojmë ngushtë me EULEX-in

Prishtinë (start)-Kryeministri i Kosovës Hashtim Thaçi, deklaroi sot në Prishtinë, se do të punohej ngushtë me misionin e EULEX, për të siguruar që sundimi i ligjit të vlejë njësoj për të gjithë në tërë territorin e Kosovës. Thaçi ka premtuar luftë të ashpër ndaj dhe zero tolerancë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë joformale.

“Fenomenet negative, sikurse kudo në rajon dhe në botë, paraqesin pengesë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Lufta ndaj tyre është ndër prioritetet më të larta dhe të përditshme të institucioneve shtetërore të Kosovës”-theksoi Thaçi. Më tej, kryeministri kosovar, tha se me vendosjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, llogaritej një mbështetës të fuqishëm në këtë luftë.

“Shtrirja e EULEX-it, si mision i sundimit të ligjit, në tërë territorin e vendit, duke respektuar dhe forcuar sovranitetin e Kosovës, do të na ndihmojë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë joformale”-tha më tej kryeministri Thaçi, duke premtuar se në asnjë pjesë të territorit të Kosovës, nuk shndërrohet në oazë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës.

“Ne do të punojmë ngushtë me misionin e EULEX-it për të siguruar që sundimi i ligjit të vlejë njësoj për të gjithë në tërë territorin e Kosovës” –vijoi më tej kryeministri i Kosovës Hashtim Thaçi.

Për start Veton Rugova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›