“Balkan Music”,në garë 5 këngë shqiptare
Pesë këngë shqiptare marrin pjesë në Festivalin Ballkanik. Për herë të parë në Ballkan organizohet festivali “Balkan Music Awards”, ku çdo vit do të jenë në konkurrim këngët më të mira të shteteve të Ballkanit (11 shtete), videot më të mira për çdo shtet e përsos mjaft çmimeve të tjera, do të zgjidhet edhe kënga më e mirë e Ballkanit në harkun e një viti. Kështu, jo vetëm artistët e Ballkanit, por në këtë rast ata shqiptarë do të kenë edhe një trampolinë të re vlerësimi. E në këtë rast juria është vetë publiku. Fansat e tyre do të votojnë këngët dhe këngëtarët shqiptarë përmes mesazheve. Festivali, që ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti, këtë fund-mars bëri klasifikimin e fundit dhe aktualisht janë përzgjedhur konkurrentët që do të shkojnë në finalen në 16 majit, që do të organizohet në Sofje të Bullgarisë. Në këtë edicion të parë artistët shqiptarë që janë përzgjedhur në bazë të votimeve në internet në faqen e festivalit janë: “Play back”, Flori, “E di”, Mariza Ikonomi & Erik, “Turn u on”, Elvana Gjata, “Zemër pa kurdisur”, Soni Malaj dhe “Si panter i zi”, Genta. Ndërkaq, nga këngëtarët dhe bandat e Ballkanit që do të marrin pjesë në këtë festival përmendim disa prej të njohurve edhe në Shqipëri si: “AKCENT”, Morandi, (Rumani), Elena Paparizou, Ana Visi (Greqi), Lepa Brena (Serbi), etj.