E Shtunë, 31 Tetor 2026

BalkanWeb i pari në botë mes gjithë siteve në shqip

Interesi për zhvillimet e fundit në Shqiperi e ka renditur akoma me lart faqen e BalkanWeb në klasifikimin e faqeve online shqiptare më të klikuara në botë duke lënë pas nga vizitat online faqe te tjera shqiptare. Këto fakte janë pasqyruar në renditjen e sitit te njohur Alexa.com.

Vizitat në agjencinë e lajmeve online BalkanWeb nga datat 11 mars deri më 17 Mars, kane qene 75 mijë vizita unike në menyrë kostante, kundrejt 60 mijë vizitave unike që eshte mesatarja gjatë ditëve të tjera, duke rritur distancen me ane te cilësise se lajmeve te saj, me faqet e tjera informative.

Ndër faqet informative shqiptare të ndjekura në gjithë Botën që vijojnë poshtë Balkanëeb janë, Top Channel, Shekulli, BBC në shqip, Alsat.Tv, ATSH etj.

Duke patur në vemendje lexuesin që e ka ndjekur me perkushtim në gjithe këto vite, websiti më prestigjoz i lajmeve shqip BalkanWeb muajt e fundit është prezantuar edhe me një imazh të rinovuar falë një teknologjie më të përparuar ku lajmet ndiqen dhe me video, fotogaleri, ndërsa lexuesit kanë mundësi dhe të shprehin mendimin e tyre duke i komentuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›