E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika-Ballkani | 19.03.2010

Komisioneri i BE-së për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Stefan Fyle, kërkoi nga autoritetet e Kosovës, që të angazhohen maksimalisht në reforma, që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian. Ai tha se ndër vendet e Bashkimit Evropian ka një konsens të plotë se e ardhmja e Kosovës është në Evropë. Këto komente Stefan Fyle i bëri pas takimeve, që zhvilloi në Prishtinë me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci.

Viti 2010, do të jetë një vit i sfidave. E rëndësishme për autoritetet e Prishtinës në këtë vit është që të sigurojnë stabilitet politik. E dyta është që të angazhohen për qytetarët e Kosovës në mënyrë të veçantë për pakicat, dhe e treta është që autoritetet e Prishtinës të jenë të angazhuar në arritjen e reformave, që përkojnë me vlerat evropiane, tha Stefan Fule.

Fyle: Körkohen jo vetöm fjalë nga autoritetet e Prishtinës, por veprime konkrete.

Ai tha se vlerësimet për Kosovën janë dhënë edhe në raportin e progresit të vitit 2009, ku u kërkua që në Kosovë të ketë rend dhe ligj, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Stefan Fule tha se për këto çështje është shumë e rëndësishme që gjatë vitit 2010 të mos dëgjohen vetëm fjalë nga autoritetet e Prishtinës, por të ketë veprime konkrete.

Bashkimi Evropian i ofron Kosovës bashkëpunim.

Bashkëpunimi do të jetë në tregti, në dialogun për liberalizimin e vizave dhe bashkëpunimi për procesin e stabilizim asocimit për Kosovën, tha Stefan Fule duke përmendur këtu si element të rëndësishëm edhe bashkëpunimi rajonal.

Nga pikëpamja ime janë dy gjëra të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në praktika gjithpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Dhe e dyta çfarëdo çështje që mund jetë, duhet të jetë e hapur dhe u përket autoriteteve të vendeve të rajonit që të gjejnë zgjidhje, tha Stefan Fule. Ai tha se askush në bashkimin Evropian nuk dëshiron që ndonjë vend i rajonit të lihet prapa. Sa i përket Kosovës ai tha se rruga për në Bashkimin Evropian janë reformat, që duhet të bëhën nga autoritet kosovare dhe qytetarët e Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›