E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentarët francezë vizitojnë Shkodrën

19/03/2010 Kujtohet dhe dita e dëshmorëve turq

SHKODER- Paradreken e ditës së djeshme një delegacion i lartë i Parlamentin francez që kryesoheshin nga senatori Bernard Fournier që njëkohësisht është edhe kryetar i grupit parlamentar të miqve francezë. Fillimisht miqtë nga Franca kanë vizituar kalanë “Rozafa”, aleancën franceze pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe më pas një vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, ku janë pritur nga kryetari i saj Lorenc Luka. Në këtë takim kryetari i Bashkisë Luka i ka njohur parlamentarët francezë në lidhje me mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor në Shqipëri, për reformat që janë marrë nga qeveritë në lidhje për decentralizimin e pushtetit vendor dhe forcimin e autonomisë së tyre. Njëkohësisht miqtë nga Franca ishin të interesuar të dinin se si funksionojnë njësitë vendore në Shqipëri, marrëdhëniet me qeverisjen qendrore, si hartohen buxhetet dhe si sigurohen të ardhurat për një buxhet vjetor, si kanë qenë investimet e huaja në Shkodër etj. Kryebashkiaku Luka ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit në qytetin e Shkodrës dhe projektet për të ardhmen. Njëkohësisht u ka kërkuar miqve francezë që të jenë urë lidhëse mes njësive vendore në Francë dhe qytetit të Shkodrës, pasi deri tani nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie konkrete në këtë drejtim. Ndërkohë ambasada turke në Tiranë ka përkujtuar në Shkodër 18 marsin ditën e dëshmorëve të shtetit turk. Për këtë qëllim paradreken e ditës së diel është zhvilluar një ceremoni rasti në sheshin qendror të qytetit dukje bërë homazhe dhe vendosur tufa me lule pranë monumentit të Hasan Riza Pashës, komandantit turk të Shkodrës, i cili u vra në mënyrë të pabesë në vitin 1913. Në ceremoninë e organizuar nga ambasada turke në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori turk Hasan Sevilir Aşan (Ashan) ATSH ushtarak i kësaj ambasade, si dhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka dhe prefekti Maxhid Cungu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›