Kuvend, vazhdon seanca, ende asnjë konsensus për kutitë
TIRANE- Kuvendi nisi sot në orën 09.30 seancën tjeter maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Ndonëse debati i nisur dje zgjati deri në orët e para të mëngjesit te sotme mes palëve nuk është arritur asnjë konsensus. Demokratët dhe socialistët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicionet respektive. 18 Marsi ishte caktuar si afat nga ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhje për krizën politike, afat që duket se tashmë është tejkaluar. Sot te majte e te djathte po degjohen me radhe ne podiumin e parlamentit ku nuk mungojne dhe akuzat dhe replika. Akuzat shigjetojne Berishen dhe Ramen
PS, Dogjani: Hapni kutitë, për të provuar padrejtësitë në Kukës e Has
Ora 14:20-Deputeti socialist Asllan Dogjani theksoi sot se kërkesa e socialistëve për transparencë ligjore është e drejtë dhe e bazuar në Kushtetutë. “Kërkojmë transparencë për ti dhënë fund tranzicionit electoral në vend.”, Sipas Dogjanit para zgjedhjeve iu bë presion anëtarëve të disa komisioneve të votimit në Kukës, disa u transferuan nga një qëndër në tjetrën, disave iu bë presion se do tu ndërprehet ndihma ekonomike nëse nuk zbatojnë urdhrat. “Hapni kutitë zoti kryeministër sepse kështu mudn të vërtetohen padrejtësitë që janë bërë në Has e Kukës”.
PS, Ledi Shamku: Berisha, për një prijës është më e denjë të fitojë mbi veten
Ora 13:10-Deputetja e PS, Ledi Shamku bëri thirrje për transparencë të zgjedhjeve. Shmaku iu drejtua me një thirrje konkrete në këtë rast kryeminsitrit Sali Berisha. Ju bëj thirrje të ngriheni mbi veten dhe të lejoni hetimin e plotë e në transparencë të plotë. Kam vënë re, zoti Kryeministër, se shpesh ju kandet të citoni figura historike, e madje edhe ta përqasni veten me to. Në vazhdë të kësaj pëlqese, po ju drejtohem edhe unë me fjalët e Lekës së Madh: "Për një prijës, është më e denjë të fitojë mbi veten, se mbi kundërshtarët". Shqiptarët këtë presin, zoti Kryeministër, ngadhënjimin tuaj mbi veten.
Pas Topallit zhurme ne parlament. Gjoni: Nuk jam Berisha unë që vret njerëz
12:50-Shkakton zhurmë ndërhyrja e kryetares së parlamentit në diskutimet e deputetëve në parlament. Ilir Gjoni reagon ndaj diskutimit të Topallit dhe kërkon të replikojë, por kryeparlamentarja Topalli i ndërpret fjalën. Mes zhurmës së krijuar Gjoni shprehet “Më vjen mirë që diskutimi im të paska bërë përshtypje. Por,ti nuk mund të hedhës dot balë mbi mua e familjen time, nuk jemi ne si Sali Berisha që vret e pret”. Pas Gjonit, deputetja Xhuvani i pergjigjet Topallit se "personalisht nuk e fyej elektoratin tim, shkoni e pyesni ne zonen time", tha Xhuvani.
Topalli-socialisteve: Ju ofruam transparencë, por ju nuk e doni
Ora 12:35-Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u bëri thirrje deputetëve socialistë që të mos e kthejnë seancën në një seancë gjyqësore dhe ti përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special i komisionerëve socialistë”.
Duke iu drejtuar disa prej deputetëve që diskutuan sot në seancë, Topalli u ndal tek Ilir Gjoni, Luiza Xhuvani, e Ethem Ruka. “Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. Është e paturpshme ajo që the, se nuk duhet fyer militanti”.
“Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, ti nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihhej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndejti dje 7 orë duke ju dëgjuar, as nuk doni transparencë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”. Duke vazhduar fjalën Topalli tha se socialistët po bëjnë cmos që të pengohet integrimi. Topalli i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të kontribojnë në proceset historike të vendit duke theksuar se " në rast të kundërt do ta mbani përgjegjësi të madhe për humbjen e shanseve të Shqipërisë për integrimin dhe liberalizimin e vizave me BE-në".
“Në momentin më të rëndësishëm të shqiptarë qe kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, ju bëni të kundërtën. Zoti Gjoni ka ikur koha e përmbysjeve, ishin 20 vite më parë, harroje e mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu që ky parlament të funksionojë. Bëjini transperncë të plotë ligjore atij relacioni që keni para “, tha Topalli.
Ndërsa drejtuar zotit Ruka, Topalli theksoi se duhet matur mirë kur thuhet manipulim tëzgjedhjeve. “Zoti Ruka thatë se parlamenti është I manipuluar. Ju sfumoni kështu Këshillin e Europës. Nuk janë deklarata këto se ju nuk pranoni se keni humbur”.
PS, Et’hem Ruka: Zbardhni zgjedhjet
Ora 12:20-Deputeti socialist Et’hem Ruka gjithashtu I bëri thirrje mazhorancës të zbardhë zgjedhjet e 28 Qershorit pasi kjo tashmë ëhstë kthyer në sfidë e përbashkët. “Unë ju ftoj të reflektoni, ka ende kohë”, tha Ruka.
PD, Oketa: Opozita të përqëndrohet tek hetimi i zgjedhjeve, jo në kërkesat e pabaza te Ramës
Ora 11:50-Deputeti Gazmend Oketa duke vlerësuar diskutimin që po bëhet në Parlament i bëri thirrje opozitës që të përqëndrohet në relacionin e sjellë në Kuvend nga Komisioni i Ligjeve për të diskutuar realisht mbi hetimin e zgjedhjeve.
“Unë do të dëshiroja të përshëndesja faktin tepër pozitiv se tashmë vendi ka një pozitë reale, diskutimi po zhvillohet në këtë sallë që nga dita e djeshme edhe pse deputetët të opozitës kalojnë në terma të tjera. Është një zhvillim pozitiv pavarësisht se në këtë pikë duhet të ishim 7 muaj më parë”.
Oketa deklaroi ndër të tjera se kërkesat e PS janë të pabaza. “Kërkesa e PS vjen nga mosbesimi që zoti Rama ka ndaj vëzhuesve vendorë e ndërkombëtarë që monitoruan situatën”.
Duke iu referuar shprehje së deputetit socialist, Majko një ditë më parë në parlament se “mazhoranca bën gol me dorë si Maradona”, Oketa tha se “Zoti Majko, mazhoranca i dha opozitës shqiptare të gjitha mundësitë, ishit ju që caktuat cdo gjë në lojën e zgjedhjeve, hapesirat e portës, përmasat e topit, por nuk është faji i mazhorancës se lojtari juaj kryesor dontë të bënte gol nga tribuna”.
PR, Mediu reagon: Zonja Xhuvani ki individualitetin tënd, jo të kryetarit
I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu ndaj fjalës së Luzia Xhuvanit. “Ju moj zonjë e keni nisur mbrapsht punën. Hera e parë që vini në Kuvend dhe nuk e nisni parsh por e nisni mbrapsht. Vlerësoj hapjen, po jo më shumë sec duhet se të bën dëm. Ki individualitetin tënd dhe jo tekstet për recitim të kryetarit tënd”.
PS, Luiza Xhuvani: Mazhoranca të hapë ndërgjegjen, jo të shpërblejë Gërdecet me poste
Ora 11:20-Deputetja socialiste Luiza Xhuvani në fjalën e saj për herë të parë në Parlamentin shqiptar i bëri thirrje mazhorancës që të hapë ndërgjegjen sepse vetëm kështu do të nxjerrë vendin nga kulla e ngujimit.
“A jeni koshient që pa transparencën e zgjedhjeve ju po kërcënoni demokracinë. A e dini që një shtet që nuk përfaqëson 100% vullnetin e popullit i ngjan një gruaje shterpë?”.
Sipas Xhuvanit, qeveria është kthyer tashmë në një qeveri fatkeqësish që shpërblen me poste ministrore cdo dëm në vend. “Cpo ndodh me Gërdecin, ju nuk kërkuat falje, ju shpërblyet fajin. Emëruat Ministër Mjedisi atë ministër që komandoi Gërdecin, me përmbytjet në Shkodër, shpërblyet sërish. Nuk është mirë, hapni ndërgjegjen”. Xhuvanit akuzoi mazhorancen se vuan nga komplekset. "Ju vuani kompleksin e Akilit dhe ruan thembrën për ndonjë shigjetë".
PD, Ferdinant Xhaferri: Socialistët nuk dinë cfarë të kërkojnë
Në fjalën e tij në seancë, deputeti demokrat Ferdinant Xhaferri, njëkohësisht Ministër I Kulturës akuzoi socialistët për kërkesa absurde.
“Në gjithë diskutimet tuaja si tek deputetët e rinj dhe tek ata të vjetër, e filluat me fjalinë e parë për transparencë dhe pastaj vazhdoni me fjalën harrohet transparenca”. Sipas Xhaferrit “detyrimi i mazhorancës sot është ti shpjegojmë shqiptarëve pse, Edi Rama ka vendosur tju lejë jashtë parlamentit”.
PS, Ilir Gjoni: E vërteta e manipulimit të zgjedhjeve në kuti, Berisha bën sikur nuk e di
Ora 10:50-Deputeti Ilir Gjoni cilësoi sot se seance e djeshme parlamentare që duhet të ishhte një seancë shprese u kthye në një seancë dëshpërimi, pasi kryeministri nuk pranon të kuptojë kërkesat e socialustëve.
“Seanca e sotme dhe e djeshme duhet te ishte nje seancë shprese, por është kthyer në një seancë dëshmpërimi. Aty ku qytetari duhet të përfaqësohet denjësisht po ndodh e kundërta, pasi kryeminsitri po bën sikur nuk e a kuptuar cfarë kërkon opozita dhe duke luajtur me kërkesat e PS. Po ky kryeministër është i njëjti person kur ishte president të rrihnin komisionerët socialistë. Po kështu dje u hodh ideja ogurzezë për krijomin e një prokurorie për zgjedhjet”.
Sipas Gjonit e vërteta nuk duhet kërkuar gjatë pasi ndodhet brenda në kuti dhe se manipulimi I zgjedhjeve të mos kthehet më në një traditë në zgjedhjet shqiptare. “Ju erdhët në pushtet më 28 Qershor përmes një procesi të manipuluar. Manipulimi i zgjedhjeve është bërë tradicionale në Shqipëri. Kjo është një sëmundje që duhet të konsiderohet po aq vdekjeprurëse sa një sëmundje vdekjeprurëse”,t ha Gjoni.
PS, Meksi: Kriza më e madhe sesa duket në sipërfaqe
Ora 10:30-Deputetja socialiste Ermelinda Meksi përvec kërkesës së socialistëve për kutitë ka vënë theksin në situatën ekonomike në vend. Meksi theksoi se vendi është në një krizë shumë më të madhe se duket në sipërfaqe. “Kriza është më e madhe se duket në sipërfaqe. Ka mungesa të mëdha buxhetore. Shqiptarët ndërkohë po përballen me cmimet e larta të energjisë, ushqimeve. Në vitin 2009 kemi patur shpenzime të mëdha e kjo për shkak të fushatës elektorale, ndaj kemi deficite buxhetore”
Meksi përmendi gjithashtu privatizime dhe inagurime të parakohshme vetëm për efekt fushate.
PD, Gjana: Lulet po celin e do celin, por kutitë nuk i celim
Ora 10:00-“Kanë celur lulet, mimozat, do celin bajamet e cdo gje tjetër, por kutitë nuk do celen”, tha deputeti democrat Jemin Gjana sot në sallën e kuvendit gjatë diskutimit për hetimin e zgjedhjeve.
Gjana nuk ka kursyer sulmet ndaj deputetëve socialistë për mënyrën sesi kanë fituar mandatet.
Gjana gjtihashtu theksoi se nuk ka asnjë arsye për të hapur kutitë, pasi kodi elektorar u hartua brenda normave të dispozitave së bashku me opozitën, e cila e firmosi pa asnjë hezitim. “E bëtë ligjin për zgjedhjet si deshët, madje asnjë fjalë e asnjë gërmë nuk shtuat për partitë e vogla. Ju e dini mirë si I bëtë zgjedhjet në vitin 2001, në Vitin 2003, vitin 2005, në vitin 2007”.
PS, Bizhga: Hapni kutitë, ose ne në protesta
Ora 09:50-Gazmir Bizhga deklaroi sot nga salla e parlamentit se nëse kutite nuk hapen atëherë e vërteta do të kërkohet nëpër sheshet e rrugët e Shqiperise me protesta.
PS, Xhafaj e Leskaj: Mazhoranca nuk ofron kompromis
Ora 09:30-Ndërsa pritet të nisë seanca parlamentare që do të vazhdojë ditën e sotme diskutimin e mbetur përgjysëm, deputetët socialistë shprehen se dhe dhe sot nuk pritet ndonjë zgjidhje, pasi sipas tyre mazhoranca me në krye Berishën nuk tregonshenja konstruktiviteti ndaj kërkesave të opozitës.
Deputeti Fatmir Xhafaj për TVNews24 tha pak para nisjes së seancës parlamentare se “dje ishte një seancë maratonë për shkak të ndërhyrjeve të tepërta dhe të panevojshme të kryeministrit të vendit. Nga goja e kryeministrit nuk dëgjuam gjë tjetër vecse diversione dhe në cdo rast shprehjen që kutitë nuk hapen”.
Sipas Xhafajn duhet bërë e qartë se opozita kërkon hetim parlamentar dhe jo penal. “Tjetër funksion ka hetimi parlamentar dhe ai penal. Në rast se do kërkonim hetim penal do viheshin para drejtësisë përgjegjësit dhe ata të dënoheshin. Por me hetimin parlamentar ne kërkojmë vetëm që të zbardhet e vërteta, transparencë me synim kryesor që të evidentohen problematikat që shkaktojnë këto probleme”.
Edhe deputetja Leskaj theksoi ngjashëm me Xhafajn se kriza nuk është juridike dhe institucionale, por politike.
Njëkohësisht Leksaj theksoi se séance e sotme do të jetë e gjatë dhe plot diskutime. “E vërteta është se nuk shohim asnjë shenjë konstruvikteti”, tha Leskaj.
Nisi seanca
Kuvendi nisi sot në orën 09.30 seancën tjeter maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Ndonëse debati i nisur dje zgjati deri në orët e para të mëngjesit te sotme mes palëve nuk është arritur asnjë konsensus. Demokratët dhe socialistët e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicionet respektove. Deputetët e opozitës thanë se nuk pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të krizës, veç hapjes së kutive të votimit me qëllim transparencën dhe parandalimin e shkeljeve në procese të tjera në të ardhmen. Ndërsa ata të maxhorancës thanë nga ana e tyre se janë dakord me hetimin parlamentar të zgjedhjeve, por pa i prekur kutitë e votimit, pasi kjo cenon pavarësinë e gjykatave e për pasojë shkel rëndë Kushtetutën.
Kryeministri Sali Berisha, i cili ka ndërhyrë disa herë pas diskutimeve të deputetëve të PS-së, është shprehur i gatshëm për t'i dhënë përgjigje legjitime dhe kushtetuese kërkesës së opozitës për transparencë, por duke lene te kuptohet se kutite nuk mund te preken. Mbyllja e punimeve per te rifilluar sot u propozua nga PS.
(d.b/s.g/BalkanWeb)