E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrësi gati privatizim me letra me vlerë

19/03/2010 ALUIZNI, procesi mbyllet në fund të vitit

DURRES- ALUIZNI në Durrës do të nisë të hënën procedurën e dhënies së të drejtës së qytetarëve aplikantë për të paguar detyrimet për efekt legalizimi të ndërtimeve pa leje me anë të bonove të privatizimit. Nënkryetari i Drejtorisë së përgjithshme të ALUIZNI-t, Behar Zeneli, ka inspektuar dje Durrësin në kuadër të këtij procesi që mendohet të krijojë jo pak favore për qytetarë të shumtë. Drejtori Andi Lila ka bërë të qartë se janë dhjetëra aplikime për pagesë me letra me vlerë dhe se përfitues do të jenë të gjitha pronarët që kanë ndërtuar objekte për qëllim banimi dhe të tjerë që veç shtëpisë kanë ndërtuar edhe një kat për aktivitet privat. Sipas Lilës deri në 300 m2 vlera e pagesës do të jetë 70 për qind e shumës me anë të letrave me vlerë dhe 30 për qind me para në dorë. Nëse kjo sipërfaqe e pretenduar për privatizim shkon mbi 500 m2, atëherë qytetari do të paguajë 50 për qind të shumës me anë të bonove të privatizimit dhe po aq me lekë në dorë. Në të gjitha rastet flitet për të respektuar çmimin për m2 që është sot në tregun e ditës. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Behar Zeneli, u interesua për të mësuar ecurinë e këtij procesi në Durrës nisur edhe nga fakti se Durrësi ka një numër shumë të madh aplikimesh. Qarku i Durrësit numëron plot 33753 ndërtime pa leje, të cilat janë bërë objekt i procesit të legalizimit. Vetëm në Bashkinë e Durrësit numërohen 18400 vetëdeklarime për periudhën nga 2003-shi e deri në përfundim të procesit në vitin 2007. Lila ka informuar se në Bashkinë e Durrësit janë realizuar më shumë se 10 mijë kalime pronësie, të cilat presin arkëtimin e detyrimit të pronarëve të objekteve për të fituar certifikatën e pronësisë. Drejtori e ALUIZNI-t në Durrës ka gati për proces njohje 4500 dosje, të cilat presin vetëm pagesën që të kalojnë në hipotekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›