Pavaresia e Kosoves ne kembim te naftes
Edhe njehere administrata e Bush sakrifikoi principet e saj konservative per te zaptuar naften e zbuluar se fundmi ne disa rajone te Shqiperise, qe shtrihen deri ne Kosove. Deri me 18 shkurt, Kosova ishte pjese e Serbise. Gjithcka ka ndryshuar brenda nates kur Kosova ka shpallur pavaresine. SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe e kane njohur shume shpejt shtetin e ri, nderkohe qe Rusia dhe Serbia e kane injoruar ate. Por gjithcka ne lidhje me pavaresine e Kosoves ka te beje me naften. Ne nje deklarate te 10 janarit te ketij viti, e cila u prezantua ne disa media te vogla ne SHBA thuhet se, kompania e zvicerane e naftes, Manas Petroleum Corp., ka konfirmuar ekzistencen e nje rezerve gjigante nafte ne Shqiperi. Deklarata bente te ditur se, behej fjale per nje rezerve 3 miliarde fuci nafte. Disa nga keto rezerva jane ne kufijte me Kosoven. Popullsia e Kosoves ne 90 per qind te saj eshte me shqiptare etnike. Mbetjet 10% jane afersisht serbe. Ne regjimin e Titos, Kosova ka gezuar autonomi te plote duke pasur edhe privilegje te kenaqshme ne sistemin jugosllav derisa regjimi i Sllobodan Milloshevicit filloi revanshin ne Kosove, duke ndjekur politiken e serbizimit te etnitetit shqiptar. Serbet dominuan edhe ushtarakisht ne Kosove, derisa forcat e NATO-s hyne atje duke i dhene fund gjenocidit. Per serbet, Kosova eshte nje vend qe mbart krenarine e historise se religjionit. Nje nga shtetet kufitare te Kosoves eshte Shqiperia, qe tashme ka marre rrugen e integrimit ne BE. Gatishmeria e shteteve perendimore per te njohur Kosoven si shtet kane si baze me se shumti interesin ekonomik. Pasi duke hequr ndikimin serb nga Kosova, rezervat e naftes te konfirmuara tashme nuk do te jene nen ndikimin rus. Gjithashtu, Shqiperia eshte ne rajon strategjik ne brigjet e Adriatikut, cka i garanton perendimit nje akses te lehte ne shfrytezimin e naftes. Ne muajt qe do te vijne do te shikojme nje rritje te mbeshtetjes se politikes se perendimit per Shqiperine e Madhe, dicka qe ishte e paimagjinueshme pak vite me pare. Perendimi do te levize ngadale ne ekspansionin e Shqiperise ne Ballkan. Duke njohur Shqiperine e madhe, shfrytezimi i naftes do te jete me i lehte. Pas Kosoves, targeti tjeter i Shqiperise eshte fqinji Maqedonia. Nje e treta e popullsise atje jane shqiptare. Maqedonia ka mundesi te pranoje kete proces ne kembim te integrimit ne BE.
(*) Marre me shkurtime nga The Tribune Democraty”
Autori, analist i “The Tribune Democraty”, eshte ish-shef i sherbimeve inteligjente per NATO-n ne ish-Jugosllavi
Artikulli gjendet ne linkun:
http://www.tribune-democrat.com/archivesearch/local_story_053121722.html