E Shtunë, 31 Tetor 2026

I humb droga, e marrin peng

“Bemat” e Lazaratit behen edhe me te paprecedenta pasi dje policia pohoi se u perball me nje pengmarrje nen afera droge nga tre djem te fshatit “rezistent ndaj shtetit”, te cilet rrahen barbarisht pas rrembimi, nje adoleshent. Ngjarja e rende ka nisur kater dite me pare kur tre te dyshuarit nga Lazarati, Jaho Skenderi, 42 vjec, Roland Dalani, 34 vjec, dhe 30-vjecari Tahir Cela, sipas policise, rrembyen 18-vjecarin Alban R., me banim ne qytetin e Libohoves. E gjithe ngjarja sipas hetimeve qe publikoi dje policia, erdhi pasi tre banoret e fshatit Lazarat ne rrethin e Gjirokastres, kishin dyshuar se i riu iu kishte vjedhur rreth 15 kilograme lende narkotike te llojit hashash. Jaho Skenderi dhe Roland Dalani, 34 vjec, jane ndaluar dje nga policia, ndersa eshte shpallur ne kerkim Tahir Cela. Sakaq, policia e Gjirokastres tha se 18-vjecari Alban R., rezulton i denuar me pare per vjedhje.
Adoleshenti i ka pohuar policise se mbremjen e dates 22 shkurt, rreth ores, 19:00 ne lagjen “18 Shtatori” te qytetit te Gjirokastres, tre persona e kane marre peng. “Te tre personat, ku njeri ishte i armatosur me arme zjarri, me kerkuan te hipja ne nje automjet tip “Jeep”, por une kundershtova”, ka pohuar ne polici Alban R. Sipas tij, me force dhe nen kercenimin e pistoletes, ata e kane hipur ne automjetin, targat e te cilit ende nuk jane verifikuar nga policia. Pengmarresit e kane cuar 18-vjecarin ne periferi, rreth 3 kilometra larg qytetit te Gjirokastres.
“Me kujtohet qe makina ndaloi prane Viroit dhe me pas me zbriten me force prej saj”, - ka vazhduar rrefimin ne polici 18-vjecari. “Pa me dhene asnje shpjegim, te tre filluan te me godisnin me mjete te forta, nderkohe qe gjate goditjeve filluan te me pyesin se ku e kisha fshehur hashashin qe iu kisha grabitur”. “Si pasoje e goditjeve te vazhdueshme, vazhdon ai, fillova te ndjeja dhimbje te forta ne te gjithe trupin, nderkohe qe nuk e kuptoja se c’lidhje kishte me mua ajo qe me kerkonin. Kur pane qe isha mbytur ne gjak, me kanosen me pistolete dhe u larguan”, i ka pohuar adoleshenti forcave te policise.
Nisur nga ky denoncim, policia e Gjirokastres ka detajuar operacionin per identifikimin dhe ndalimin e tre personave te perfshire ne kete ngjarje. Duke qene se viktima nuk i njihte tre meshkujt, u shoqeruan nje numer te madh te dyshuarish, duke i paraqitur per njohje. Dy prej tyre jane njohur nga 18-vjecari dhe policia procedoi me arrestimin e Jaho Skenderit dhe Roland Dalanit. Nderkohe, hetuesit kaluan “ne site” provat e grumbulluara, aktin e ekspertimit te mjekut ligjor, si dhe informacione te mbledhura ne rruge operative, duke identifikuar edhe personin e trete te implikuar, i cili eshte shpallur ne kerkim. Policia e Gjirokastres tha se ndaj tre te dyshuarve eshte ngritur akuza e “heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit”, veper kjo e kryer ne bashkepunim. Nderkohe, policia ka zbardhur se shkak i pengmarrjes ishte dyshimi i te akuzuarve per vjedhjen e 15 kilogrameve hashash, te cilat i kishin fshehur ne nje kasolle bagetish ne fshatin Lazarat.
“Me lane te mbytur ne gjak”
“Me kujtohet qe makina ndaloi prane Viroit dhe me pas me zbriten me force prej saj”, ka rrefyer ne polici Alban R., duke vijuar: “Pa me dhene asnje shpjegim, te tre nisen te me godisnin me mjete te forta”. Albani ka treguar edhe se “gjate goditjeve filluan te me pyesin se ku e kisha fshehur hashashin qe iu paskesha grabitur”. “Si pasoje e goditjeve te vazhdueshme, - ka vijuar 18-vjecari, - nisa te ndjeja dhimbje te forta ne te gjithe trupin, ndersa nuk e kuptoja se c’lidhje kishte me mua ajo qe ata te tre me kerkonin”. I riu shton se rrembyesit, “kur pane qe isha mbytur ne gjak, me kanosen me pistolete dhe u larguan”.
Lazarati, fshati “rebel”
Kultivimi i kanabisit ne fshatin Lazarat, rreth 5 kilometra larg qytetit te Gjirokastres, prej vitesh eshte shnderruar ne nje “plage” per policine vendore. Ne krahasim me periudhen kur uniformat blu nuk mund te hynin ne fshatin “rebel” gjate vitit te shkuar, atje jane organizuar disa aksione anti-kanabis. Uniformat blu kane arritur te korrin sasi te konsiderueshme bimesh narkotike dhe te prangosin disa persona. Sipas burimeve policore, ndersa me pare banoret kultivonin kanabis deri edhe ne oborret e shtepive, tashme parcelat e mbjella jane zhvendosur ne periferi. Ne korrik te vitit te shkuar policia e Gjirokastres pohonte se “problematike mbetet gjendja e kultivimit te bimeve narkotike ne fshatin Lazarat”. Goditjet e fundit kane kapur sasi te konsiderueshme hashashi te presuar me origjine nga kjo zone dhe destinacion kryesor territorin grek. Nderkohe nje nga menyrat e konsideruara “efikase” nga policia, jane fushatat anti-kanabis te organizuara ne shkollat e mesme te qytetit te Gjirokastres, ku ka shume nxenes te ardhur nga fshati Lazarat.

Precedentet
18 Dhjetor 2007
Abuzon seksualisht me fqinjen e tij, duke pretenduar se do te martohej me te, por e merr peng per disa ore. Disa kalimtare kane shpetuar nje 20-vjecare nga perdhunimi, ndersa policise i eshte dashur te ndjeke te dyshuarin per disa kilometra, nga Kamza ne Zall Herr, per te bere te mundur arrestimin. Bledar Zeneli, 22 vjec, eshte arrestuar, nen akuzen e heqjes se lirise se A.H., 20 vjece.
26 Nentor 2007
Ne qytetin e Durresit nje femije trupvogel u gjet i lidhur poshte makines prane nje ish-strehimi luftarak. Ne lidhje me rrembimin dhe abuzim te mundshem per femijen 10-vjecar, eshte disa ore me pare nje 31-vjecar si dhe eshte shoqeruar nje i dyte. Roland Sulejmani, 31 vjec, lindur e banues ne lagjen nr. 14 Durres u ndalua nen akuzen e “heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit”.
21 Janar 2008
Familja e nje biznesmeni te pajisjeve elektronike eshte vene ne alarm pasi djali i tyre eshte kercenuar dhe vene nje gjobe ne leke. Denoncimi u be zyrtarisht per policine e Tiranes, nga Arben P., babai i 18-vjecarit Xhejnis P. Ky i fundit, sipas denoncimit te te atit, eshte kercenuar per jeten duke i kerkuar shumen prej 100 mije lekesh, ne te kundert do kishte pasoja.
23 shkurt 2008
Borxhi i skedinave dyshohet se ka bere qe dy te rinj te perplasen dhe nje prej tyre te merret peng nga pronari i nje pike bastesh. Ne pranga nga policia jane vene Artur Gjoka, 40 vjec, me origjine nga Lushnja, Etion Haka, 20 vjec, me origjine nga Shkodra dhe Faik Mera, 20 vjec, me origjine nga Dibra. Konflikti mes tre te arrestuarve dhe dy personave te demtuar Endrit A. dhe Erion Rr.i te dy nga 18 vite, kishte nisur disa dite me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›