E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Hetim financave te partive

Partite politike duhet te kontrollohen per fondet qe kane dhe si i perballojne fushatat luksoze elektorale qe kryejne. Kete here kerkesa e llogarise nuk behet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo ndonje OJF, por nga vete Presidenti Bamir Topi, i cili propozoi dje dhe ndryshimin e ligjit per te kontrolluar shpenzimet e dyshimta te forcave politike. I pranishem ne tryezen “Pasuri pa korrupsion”, organizuar nga Inspektorati i Larte i Pasurive, Topi hodhi dyshime te medha mbi financimin e partive e parate qe hedhin ne fushata elektorale. “Te kryhen permiresime ne legjislacionin mbi korrupsionin per rregullimin e financimit te partive politike, ne menyre qe te eliminohen tere mundesite e nje varesie financiare mes biznesit dhe forcave politike ne vend”, tha kreu i shtetit. Sipas tij, ne shume raste ka informacione po edhe ndihet teprimi qe partite politike kane ne realizimin e fushatave elektorale. Fenomen qe, sipas Presidentit, duhet te frenohet sa me pare.
Ndonese deri-diku, KQZ ka te drejte t’u kerkoje llogari partive per shpenzimet e fushates, Topi kerkoi dje nderhyrjen e menjehershme edhe te inspektoratit te pasurive ne kete proces. “Inspektorati i Kontrollit te Pasurive duhet ta shtrije aktivitetin e vet edhe ne kete linje per te marre nje vleresim tjeter, per te marre te drejten e vleresimit objektiv. Duhet te filloje ta beje! Duhet te filloje te evidentoje raste. Ne menyre absolute asgje s’mund te kamuflohet, ne jemi nje vend i vogel”, theksoi Presidenti. Sipas Topit, kjo ceshtje duhet te rregullohet sa me pare, per te ndihmuar edhe ne permiresimin e imazhit te vendit para nderkombetareve si dhe ne aspiratat e Shqiperise per anetaresimin ne NATO.
Kreu i shtetit theksoi se nje nga ceshtjet me te ndjeshme e shqetesuese per shoqerine eshte korrupsioni, qe duhet te luftohet me shume. Kjo, sipas tij, per dy arsye. Se pari, korrupsioni gerryen themelin moral te shoqerise si dhe shkakton nje dem te jashtezakonshem per besueshmerine e Shqiperise ne marredheniet nderkombetare, si nje partner i afte e kandidat per t’u bere pjese e familjes euroatlantike. “Eshte shume i rendesishem ndertimi i nje kornize bashkepunimi nderinstitucional qe te jete pergjegjes ne radhe te pare per parandalimin, zbulimin ne kohen e duhur dhe denimin e akteve korruptive te konstatuara”, kerkoi Topi, duke u bere thirrje te gjithe institucioneve per bashkepunim me inspektoratin.
Financimi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kerkon verifikim dhe kontroll te shpenzimeve te partive politike gjate fushatave elektorale. Duke vene ne dukje luksin e zhvillimit te fushatave nga forcat politike, kreu i shtetit kerkoi dje ndihmen e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive per te ndihmuar ne zbardhjen e shpenzimeve. Si dhe nderhyrjen ne ligj per kontroll me te mire te tyre.
Pjesemarrja
Me shume gra ne politike. Kete kerkoi dje kreu i shtetit, Bamir Topi, ne tryezen me teme “Pasuri pa korrupsion”. Sipas tij, parlamenti shqiptar duhet te hape me shume dyert per kandidatet femra. Presidenti e kerkoi kete si nje nga standardet qe duhen plotesuar ne menyre qe dhe vendi yne te jete njesoj si vendet e tjera te rajonit, jo me nje shoqeri maskiliste.
Kerkesa
Institucionet shteterore duhet te bashkepunojne se bashku per te luftuar korrupsionin. Thirrja u be dje nga Presidenti Bamir Topi, i cili theksoi se nuk eshte e mundur qe nje institucion i vetem te merret me kete ceshtje. Sipas kreut te shtetit, te gjithe se bashku duhet te cojne perpara luften kunder korrupsionit e permiresojne imazhin e Shqiperise te nderkombetaret.

Topi per
Korrupsionin
“Fenomeni i korrupsionit shkakton nje dem te jashtezakonshem per besueshmerine e Shqiperise ne marredheniet nderkombetare si nje partner i afte dhe si nje kandidat potencial per t’u bere pjese e familjes euroatlantike”.
Financimin
“Ne mjaft raste ndihet teprimi me financimin e fushatave elektorale, qofshin keto ne zgjedhjet e pergjithshme politike, qofshin keto ne zgjedhjet e pushtetit vendor, qofshin keto ne zgjedhjet e pjesshme per nje komune te caktuar”.
Barazine
“Pavaresisht nga sistemi, duhet te garantohet e drejta e marrjes pjese ne menyre te barabarte ne debate, ne fushata, te garantohet e drejta e votes”, ka qene deklarata e djeshme e kreut te shtetit, Bamir Topi.
Grate
“Parlamenti shqiptar ne te ardhmen, pavaresisht nga sistemi, te kete me shume prani te grave ne parlament, te cilat ne mjaft raste e kane te veshtire jo te arrijne suksesin, por e kane te veshtire edhe te futen ne konkurrim”.
Legjislacioni
“Te kryhen permiresime te tjera ne legjislacion, sic jane nje perputhje e legjislacionit aktual dhe akteve nderkombetare mbi korrupsionin, si dhe shume i rendesishem paraqitet edhe rregullimi i financimit te partive politike dhe organizative”.
Biznesin
“Te parashikohen mekanizma ligjore qe te eliminohen tere mundesite e nje varesie financiare mes biznesit dhe entiteteve politike ne vend”, eshte shprehur Topi, duke tentuar nje ligj per pastrimin e politikes.
Bashkepunimin
“I rendesishem ndertimi i nje kornize bashkepunimi nderinstitucional qe te jete pergjegjes ne radhe te pare per parandalimin, zbulimin ne kohen e duhur dhe denimin e akteve korruptive te konstatuara qe te perfshije legjislativin, ekzekutivin, gjyqesorin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›