E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Do ta shfuqizojmë licencën e Lotarisë Kombëtare

Deputeti Taulant Balla, tha në Kuvend, se dhënien e licencës është një vjedhje që i bëhet shtetit shqiptare.

“I them sot Sali Berishës që edhe licencën e Lotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti kesh në Vjenë, sesa do të marrë Ministria e Financave, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve. Austrian Loteries, është nën hetim për korrupsion në vendin e saj, ndërsa në Shqipëri blen 100 herë më lirë licencën sesa në Austri. Pra këtu jo vetëm që duhet hetuar, por duhet bllokuar me çdo kusht. Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe i them se ne do të kërkojmë një hetim të plotë për korrupsion ndaj këtij subjekti. Një hetim të plotë në Shqipëri, në Austri dhe kudo gjetkë janë zhvilluar biseda, janë bërë pagesa dhe janë dhënë ryshfete. Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë Austrian Loteries që tender-komedia e Ridvan Bodes nuk vlen, ndërsa licencën që kanë ra dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve”, theksoi ai.

Balla tha se opozita nuk mund të lejonte që shqiptarëve t’iu merrej 100 milionë euro vetëm se këtë e dëshiron djali i kryeministrit. “Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’iu merret një pronë publike prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka ra dakord Zeni. I them edhe bosit të kompanisë Austrian Loteries zotit Friedrich Shtikler, se do të hetohet njëlloj edhe në Shqipëri, ashtu siç po hetohet aktualisht në vendin e tij në Austri, sepse vitin tjetër nuk do të jetë më Zeni me imunitetin e babit. I them sot edhe Ridvan Bodes, hiq dorë Ridvan nga tender-komeditë e paracaktuara, se nuk do të qasin as në Rakickë më me gjithë këto paudhësi që po bën”, përfundoi ai. /Start/

                                                                                             2012-07-26 15:00
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›