Miratohet ligji për sigurimin e depozitave

Ndryshimi i këtij ligji erdhi si nevojë e përfshirjes në kuadrin ligjor të zhvillimeve të fundit në tregjet financiare kombëtare e ndërkombëtare, si dhe rekomandimeve të BE-së dhe të institucioneve financiare të huaja që veprojnë në fushën e sigurimit të depozitave.
Deputetët e të dy palëve e vlerësuan që në fillim këtë ligj si një hap shumë pozitiv dhe efektiv në skemën e sigurimit të depozitave shqiptare dhe në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vend. Sipas relacionit të paraqitur në seancë nga deputeti Sybi Hida, p/ligji parashikon ndër të tjera thjeshtimin e formulës në llogaritjen e primit dhe të shumës së kompensimit në përcaktimin e depozitës nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Metodika e re e llogaritjes mbështetet në formulat e institucioneve homologe evropiane. /Start/
2012-07-26 14:30