Balla: “Do t’ia shkurtojmë ditët pushtetit që bleu me para Sali Berisha”
Deputeti socialist: “Berisha tallet me shqiptarët kur deklaron se ka kursyer vetëm disa qindarka”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste paralajmëron qëndrime të forta opozitare ndaj maxhorancës dhe qeverisë së re që do të krijohet nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Duke marrë shkas nga publikimi i deklaratave të pasurisë, deputeti i PS-së, Taulant Balla, pasi lëshoi akuza për pasurim të paligjshëm të kryeministrit Berisha dhe familjes së tij, nuk ngurroi të deklaronte se Berisha po përpiqet të mbajë pushtetin me para dhe vota të vjedhura. Balla tha se Partia Socialiste, së bashku me qytetarët, do të angazhohet fuqishëm për t’ia shkurtuar ditët pushtetit të Berishës, duke nënkuptuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. “Kjo bandë, që mundohet të mbajë pushtetin me para dhe vota të vjedhura, nuk e mori mandatin për të riqeverisur. Partia Socialiste, së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do t’ia shkurtojnë me çdo mjet demokratik ditët këtij pushteti ilegjitim që pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve”, - deklaroi deputeti socialist, Taulant Balla.
Pasuria
Duke komentuar deklaratën e pasurisë së kryeministrit Berisha dhe familjes së tij, deputeti socialist Taulant Balla tha se është i turpshëm fakti që kryeministri Berisha shfaqet si i varfër përpara shqiptarëve. Balla tha se Berisha tallet me shqiptarët kur deklaron se jeton në një apartament të vjetër, apo kur deklaron se kursimet e tij janë me qindarka. ”Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku. Është e turpshme se si Sali Berisha vazhdon të shtiret si një varfanjak, vazhdon të shtiret që jeton në një apartament të vjetër të periudhës komuniste e që gjoja mbahet vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës e dinë mirë ku banon kryeministri, në një apartament luksoz, në një pallat luksoz. Me kë tallet Sali Berisha? Me kë tallet ky njeri që nuk ka më mandat për të qeverisur shqiptarët?
Sërish për vitin e kaluar ka deklaruar si pasuri shtesë të tij vetëm pagën e tij dhe të së shoqes. Në deklaratën e depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë Sali Berisha rezulton të jetë i vetmi që lëvizjet financiare i ka pasur kryesisht në qindarka”, - tha Balla.
Objektivi
Partia Socialiste ka vendosur si objektiv madhor të saj zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ky objektiv iu bashkëngjit edhe rezolutës së votuar me shumicë votash nga Asambleja Kombëtare dhe është artikuluar fuqishëm edhe nga kreu i kësaj partie, Edi Rama. Selia rozë do të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme pasi e konsideron ilegjitim Parlamentin dhe qeverinë për shkak të manipulimeve dhe deformimeve që pësoi procesi zgjedhor. Nga ana tjetër, Partia Socialiste po shfaq gjithnjë e më shumë rritjen e toneve opozitare ndaj qeverisë së re dhe maxhorancës “Berisha”. Partia Socialiste ka konfirmuar se për asnjë moment dhe për asnjë lloj arsyeje nuk do të rreshtë nga misioni i saj për të t’i bërë opozitë në mënyrë të pandërprerë dhe pa kompromis qeverisë së re, të krijuar nga zgjedhjet e 28 qershorit.
4 Gusht 2009