Balla: Ju tregoj akuzat e Berishes ndaj Metes, pak vite me pare
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, permes nje konference per shtyp, solli ne vemendje fyerje te kryeministrit Sali Berisha ndaj aleatit te tij, Ilir Meta, pak vite me pare. "Per PD-ne, Ilir Meta eshte njeriu qe perfaqeson klanin me te rrezikshem te trafiqeve ne Shqiperi, te trafikut te droges, te trafikut te femijeve dhe te trafikut te vajzave te mitura. Ne historine e vendit, ky mbetet njeriu qe me bandat e tij ngjiti Shqiperine ne krye te listes se vendeve te planetit, te trafiqeve te skllaverise se seksit, te femijeve te droges dhe armeve", u shpreh Balla, duke cituar Berishen. Sipas zyrtarit socialist, Sali Berisha per Ilir Meten dhe bashkeshorten e tij, pak vite me pare akuzonte se mbi keta te dy rendojne dy varre dhe dy krime te fshehura pas malit te Dajtit.
SHALESI
"Shqiperia ndodhet ne krize demokratike dhe ekonomike. Institucionet jane paralizuar, kapitalet jane trembur dhe e gjithe shoqeria eshte zhytur ne pasiguri. Kryeministri yne butaforik dhe ministri i piramidave i Financave, mohojne ekzistencen e saj, ashtu si dikur te dy bashke, mohonin skemat piramidale", deklaroi dje deputeti i PS, Eduart Shalesi.
BARAJ
"Ndersa Sali Berisha, flet ne forume nderkombetare per problemet e klimes, ai ne realitetin shqiptar vepron ndryshe. Planet e tij jane per ta kthyer kete vend ne nje grope te zeze mjedisore, ku natyra e bukur e bregdetit tone, te mbushet me fabrika cimentosh 10 fishin e nevojave te vendit, TEC-e me qymyr prane zonave me te mira turistike",-tha deputeti i PS, Besnik Baraj.