Rama: Dialogu gjendet brenda kutive te votimit
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, theksoi dje se nuk ka dialog te opozites me mazhorancen, pa hapjen e kutive. Deklarata e kryesocialisti u be gjate protestes se mbajtur ne Tirane, e cila eshte protesta e fundit per kete vit. Gjate fjales se tij, lideri i selise roze, duke iu referuar deklaratave te mazhorances, tha se quajne opoziten cdo dite mafioze e perverse, i bejne terroriste e i lidhin me boten e krimit, i shkelin mbi varrin e familjareve te tyre dhe i hedhin balte si torturues te femijeve te tyre, por javet e fundit i ftojne njekohesisht edhe per dialog. "Per te miren e vendit, thone. U kujtuan per te miren e vendit tani qe vendi po ia sheh sherrin ne xhepin e njerezve politikes se tyre te mbrapshte, te shpenzimeve pafre e te korrupsionit pa kufi",-tha Rama. Sipas tij, tani qe karrigia po u zhytet ne qelbin shperthyes te ekonomise se gangrenizuar nga korrupsioni, nga borxhet e shtetit te bera litar ne fytin e popullit e nga shpenzimet e shfrenuara per t'i marre popullit vota me shirita si te Kalimashit, e mira e vendit po u kujtohet mes rreshtave te fjalimeve e deklaratave, plot te shara dhe kerkojne nga ne te ndajme pergjegjesite, per te perballuar krizen e shkaktuar prej tyre. "Te gjitha pervec kutive, nuk harrojne te thone. Ne kuti jane te gjitha, eshte pergjigja jone. Nuk doni t'i hapni kutite? Atehere hapini rrugen Shqiperise per te dale nga kriza, pa pritur qe kriza te fundose Shqiperine", iu pergjigj fteses se mazhorances, kryetari i Partise Socialiste. Ai tha se mazhoranca nuk e shpeton dot vendin nga kriza ku e kane futur me verberine, shurdherine dhe babezine e tyre. "Vendi mund te shpetoje nga pasojat e paparashikueshme te krizes vetem ne qofte se ju hapni syte e veshet e mbyllur, pranoni krizen dhe tregoni vullnet te plote, real, konkret, per dialog. Ne jemi gati per nje dialog demokratik, te barabarte, te vertete dhe te hapur per cdo zgjidhje te krizes se rende qe thellohet, jo per dialog te kushtezuar me mos hapjen e kutive", u shpreh Rama, lidhur me kushtet qe opozita do te ulej per nje dialog politik. Duke vijuar me tej, ai nenvizoi se menyra e propozuar nga mazhoranca nuk quhet dialog, por mjet shpetimi per nje pushtet qe hedh lumin e vret kalin, ashtu sic beri me zgjedhjet, duke grisur paturpesisht dhe forcerisht ligjin qe detyron hapjen e kutive me kerkese te dy anetareve te KQZ-se. "Ta harrojne se kjo opozite u behet kale per te kaluar lumin. Ta harrojne se kjo opozite rikthehet ne Parlament per te mbajtur fjalime mbi kutite e mbyllura. Ta harrojne se e mbajne dot me pahir e me sikur, nje pushtet qe nuk buron nga vullneti i popullit sovran po nga deformimi e korrupsioni elektoral", tha midis te tjerash kryesocialisti.