Te perndjekurit: "Rama, te kerkoje falje per te atin"
Ish te perndjekurit politike, protestuan serish dje para dyerve te bashkise se Tiranes, duke kerkuar nga kreu socialist, Edi Rama, qe te kerkoje falje per firmen e dhene nga i ati i tij, per denimin me varje te poetit Havzi Nela. Me pankarta ne duar, me fotot e diktatorit Stalin, ish te denuarit politike akuzuan se Rama proteston ne te njejten dite, me 21 dhjetor, ditelindjen e Stalinit. "Te persekutuarit politike nga diktatura e komunizmit, i kerkojne kryetarit te PS-se dhe bashkise se Tiranes, Edi Rama te kerkoje falje per krimet e kryera nga babai i tij, Kristaq Rama per firmosjen e ekzekutimit me litar te poetit Havzi Nela ne vitin 1988. Njeheresh, babai i Edit, Kristaqi, eshte derguar nga Sigurimi i Shtetit komunist per te nxjerre jashte nga Ambasada e Republikes Italiane, familjen Popa, e para qe shenoi nisjen e eksodit te shqiptareve ne ambasadat perendimore",-tha Agim Musta, drejtues i shoqates se intelektualeve te persekutuar "Musine Kokalari".