E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: "Kryebashkiaku i Tiranes, abuzim me trojet"

Selia blu, vijon akuzat ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama per dhenien me standarde te dyfishta te trojeve ne kryeqytet. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, tha dje se paradokset e bashkise se Tiranes, nuk kane fund dhe se korrupsioni dhe perfitimi per interesa te ngushta personale eshte i vetmi shpjegim. "Paradoksi kesaj radhe ndahet nga bulevardi "Deshmoret e Kombit" ne qender te Tiranes. Kemi nje dokument te bashkise se Tiranes i datuar ne 2004, ku jep vleresimin e cmimit per hotel "Dajtin" ne vleren 1.500 euro meter katror. Ndersa nje vit me pas, po me nje tjeter vendim, prona tek Tajvani, perballe hotel "Dajtit" me jepet me nje vlere prej 12 mije leke meter katror ose 97 euro", akuzoi Bogdani. Sipas tij, diferenca prej 1.403 eurosh, eshte bere vetem sepse ne njerin krah ndihmohet abuzivisht ne menyre te korruptuar ortaku, partneri i tij. Nje tjeter paradoks eshte qe i ftoj qytetaret e Tiranes te shkojne ta vizitojne te famshmen piste akulli qe bashkia e reklamoi me te madhe qe do ta ndertonte per festat e Vitin te Ri. Pervec "ginesit" te korrupsionit qe ka thyer, bashkia theu dhe nje "gines" tjeter, qe eshte pista e akullit me e vogel ne bote", tha Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›