E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dhunë në godinën e Qarkut, dy të plagosur

Alket Sulaj

Institucioni i Qarkut të Fierit mesditën e së enjtes është bërë një arenë përleshje, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre është anëtar i këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht kryetari i PSD-së për qytetin e Fierit. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia, e cila pas njoftimit të marrë ka shkuar në vendngjarje. Nuk dihet shkaku i këtij sherri, cili ka ndodhur në  katin e të tretë të këtij institucioni.

Konflikti duket se ka nisur për një dokument që ka nxitur një përplasje fizike deri në përdorimin e mjeteve të forta. Si rezultat i kësaj grindje është goditur në kokë Flamur Buzi si dhe Alket Sulaj, i cili shoqëronte këtë të fundit.

Alket Sulaj

Mbas goditjes në kokë të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit ku kanë marrë edhe mjekimin e nevojshëm. Sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe deri në orët e mbasditës nuk ka dhënë ndonjë komunikatë zyrtare për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Qarku i Fierit ka më shumë se 10 muaj që nuk funksionon si i tillë. Si të majtët dhe të djathtët pretendojnë për kreun e këshillit, ndërkohë që për këtë janë zhvilluar një sërë gjyqesh nga të dy palët dhe ende drejtësia nuk po jep verdiktin se kush do të jete  kryetar Qarku i Fierit. Kjo ka bërë që administrata të mos luaj rolin e saj sipas ligjit ndërkohë që komunat presin të miratohet buxheti për të investuar për projektet që ata kanë gati për infrastrukturën e tyre në të gjitha drejtimet.

Këshilltarët e PD, në shtator të vitit të kaluar në një mbledhje të thirrur prej tyre,  shkarkuan kreun e qarkut që i përkiste PS-së. Por gjykata vendosi të cilësoi këtë zhvillim si të paligjshëm duke lënë në krye përfaqësuesin e PS-së, Donika Jorgaqi.

Flamur Buzi

Ka reaguar pas kësaj ngjarje Vangjel Ndreko i zgjedhur nga votat e 19 shtator të vitit të kaluar si kryetar qarku. Ai është shprehur se e denoncon këtë rast si një terror që po ushtrohet në institucionin e Këshillit të Qarkut nga një bandë terroriste e organizuar nga Artur Shehu duke e cilësuar atë si kryetar i paligjshëm i këtij institucioni. Flamur Buzi si dhe qytetari Alket Sula janë goditur me mjete të forta nga një grup rrugaçësh të armatosur, të cilët janë në gjendje të rëndë. I bëj thirrje kryeministrit Sali Berisha të ndalë dhunën dhe vandalizmin e rrugës dhe terrorin ndaj i institucioneve dhe këshilltarëve të ligjshëm të Qarkut Fier të zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga vota e popullit, është shprehur Ndreko. /K. Thana/

*   *   *

Tension në Fier, deputeti Alibeaj sulmon me levë zyrën e kreut të Qarkut

Ka ndodhur një incident i rëndë në godinën e Këshillit të Qarkut ne Fier. Sot pasdite rreth orës 05.30 sapo eshte errësuar deputeti Enkelejd Alibeaj se bashku me disa mbështetës kane shqyer me force derën e Këshillit. Kreu i ketij Keshilli Vangjel Ndreko në një deklaratë për Shekullin tha sonte se situata ka qenë skandaloze dhe se është alarmante që në krye të personave që kanë sulmuar institucionin me sqeparë e leva ka qenë një ish-ministër drejtësie.

Një nga të pranishmit Hadër Cako ka deklaruar se është fyer dhe dhunuar nga përfaqësuesit demokrate. Qëllimi i tyre ka qene ndërrimi i bravës se zyrës se kryetarit te qarkut. Gjate konfliktit te pranishëm kane qene te dy pretendentet për kreun e këshillit te qarkut ne Fier. PD nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngjarje.

Tensioni për kreun e këshillit te qarkut ne Fier nisi kur prefekti nuk legjitimoi zgjedhjen e socialistit Vangjel Ndreka ne krye te këshillit. Çështja përfundoi ne gjykate e cila i dha të drejte përfaqësuesve opozitare. Por te djathtët ne nje mbledhje te dyte zgjodhen Artur Shehun ne krye te qarkut, dhe me pas e futen çeshtjen ne nje spirale pa fund gjyqesore me vendime të ndërmjetme dhe interpretime të dyzuara ngjashem me vjedhjen e mandatit te Tiranes.

Deklaratë e Kryetarit të Qarkut Vangjel Ndreka:

Rreth orës 17.00 ndërsa në të gjithë institucionin e Qarkut nuk ndodhej asnjë punonjës i administratës me përjashtim të rojes kanë ardhur disa persona midis tyre deputeti Alibeaj. Pasi kanë kontaktuar me rojen ata kanë shkuar në katin e katërt të institucionit të qarkut dhe janë drejtuar te dera kryesore, pra te paradhoma. Ajo ka qenë e mbyllur. Më pas kanë shkuar në derën e zyrës së kryetarit të Qarkut. Është tentuar që ajo të hapej por nuk është realizuar me përjashtim të prishjes së braves.  Kam ardhur pasi më ka njoftuar roja dhe kam gjetur njerëz te dera ime e zyrës të cilët po e hapnin atë duke ushtruar forcë. Aty ka qenë deputeti Alibeaj dhe Artur Shehu si dhe persona të tjerë që unë nuk i njihja. Kam ndërhyrë dhe kam kontaktuar me deputetin duke thënë se kjo është jo thjesht një sjellje e pahijshnme, por një pushtim i instituicionit me forcë. Pas debateve ata janë larguar. Unë jam kyeetar  legjitim dhe askush nuk mund të marrë institucionin me forcë. Drejtësia e ka thënë fjalën e saj. Do të bëjë padi nësër në prokurori për kete ngjarje të turpshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›