E Diel, 1 Nëntor 2026

Brishtësia e mazhorancës, statusi i invalidit, vetëm 66 vota

Sali Berisha

Mazhoranca ka arritur në nivelin më të ulët të mundshëm të votave në Kuvend. Kjo u pa në miratimin e projektligjit Për disa ndryshime në ligjin nr. 8626, datë 22.6.2000, Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegjike, të ndryshuar, që u bë me 66 vota pro dhe 62 kundër.

Në favor kanë votuar vetëm deputetët e grupit të Partisë Demokratike ndërsa Gazmend Oketa dhe deputetët e LSI-së kanë abstenuar.

Gjatë fillimit të këtij viti mazhoranca ka provuar disa herë se ajo është mjaft e brishtë. Në miratimin e raportit për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, mazhoranca zbriti në shifrat e 70 votave, plus votën e Vangjel Dules.

Këto luhatje vijnë në një kohë kur po diskutohet gjerësisht për zgjedhjen e presidentit të ri. Kuvendi zgjedh presidentin e ri, në fazën e katërt dhe të pestë – nëse dështojnë tre fazat e para ku për zgjedhjen e tij kërkohen 84 vota duhet të sigurojë të paktën 71 vota për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në një rast të kundërt Kuvendi do të shpërndahej dhe zgjedhjet e reja do të zhvilloheshin brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij. Mandati i Presidentit aktual, Bamir Topi, përfundon me 20 korrik 2013-të. /F.Stafa/

*   *   *

Berisha: PS, opozita e vetme që s’do heqjen e imunitetit. Balla: Je babai i korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha duke folur në interpelancën e thirrur nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla për strategjinë antikorrupsion, ai ka cilësuar qëndrimin e opozitës për kufizimin e imunitetit si unike në botë. Berisha u shpreh se PS është e vetmja opozitë që kërkon të mbrojë qeverinë dhe administratën e saj me imunitet.

Nuk ka opozitë në botë që kërkon të mbrojë qeverinë me imunitet. Jeni unik. Paratë i ka qeveri. Korrupsion është problem për administratën, por që opozita të mos pranojë heqjen e imuniteti në historinë e partisë suaj unë besoj se kjo do të vlerësohet si qëndrimi më bizarë që do të mbahet. Cilindo variant që do të dëshironi kjo shumë do ta votojë, tha kreu i qeverisë.

Berisha mori shkas nga refuzimi i Partisë Socialiste për votimin e ligjit për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, Berisha tha se shifrat flasin vetë dhe se qeveria që ai drejton ka mbajtur dhe mban në epiqendër të përpjekjeve të saj luftën ndaj korrupsioni.

Ndërsa deputeti i PS-së Balla u shpreh në fjalën e tij se programi i mazhorancës me duar të pastra është një dështim. E vetmja që mund të mbahet mend nga kjo strategji janë dy numra telefoni që nuk u përgjigjen kurrë. E kam provuar gjithë ditën nuk punon por ka nja 3 vjet që nuk punon fare, u shpreh Balla. Të dëgjova që korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave, ti je baba.

Berisha ka vijuar me akuzat ndaj opozitës duke thënë se ajo nuk ka bërë as detyrën më të vogël për të luftuar korrupsionin. Kontributi i opozitë nga 2005 deri tani? Nuk keni kryer asgjë. Çfarë bëtë ju gjithë këto vite, bllokuat imunitetin. Politizuat çdo moment luftën kundër korrupsionit, u shpreh kreu i PD-së.

Ndërsa deputeti Balla ka argumentuar se në tre vitet e fundit të qeverisjes së djathtë, performanca e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit ka qenë e dobët. Nga vitit 2008 deri në vitin 2011 kemi zbritur 10 vende sa i takon korrupsionit. Komisioni Evropian dhe SHBA konstaton të njëjtën gjë.

Balla ka akuzuar Berishën se ka krijuar përfitime të padrejta për familjarët e tij, duke iu referuar deklaratës së pasurisë së djalit të tij Shkëlzen Berishës. 200 mijë euro fiton Shkëlzen Berisha në vit. Mungojnë emërtimi i kompanisë dhe veprimtarisë që kryen yt bir. Sot ke detyrimin moral të na tregosh se çfarë është ky aktivitet që i sjell 200 mijë euro duke ndenjur nëpër kafet e Tiranës, kërkoi Balla.

Për këtë Berisha nuk dha ndonjë përgjigje por replikojë duke u shprehur se parafolësi është i dënuar nga gjykatat e vendit për shpifje dhe është i vetmi deputet i tillë.

Ndërkohë Kuvendin më seancën e sotme ka miratuar një sërë ligjet ku ndër to ishte edhe ai për drejtorinë e informacionit sekret, që kalon në varësi të kryeministri. Ndryshimet e këtij ligji u miratuan me 70 vota pro, një abstenim dhe 60 kundër. /F.Stafa/

*  *   *

Topalli: Ruçi, ministri i diktaturës. Ruçi: U përmbys një sistem, nuk u thye një xham

Diskutimet e projektligjit “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij” në seancën e sotme janë shoqëruar me replika mes kryetares Topalli dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Graqmoz Ruçi.

Socialistët shprehen se nuk do ta votojnë projektligjin pasi ai bie ndesh me 12 prioritetet e KE. Sipas deputetes Arta Dade, qeveria po favorizon maxhorancën nëpërmjet këtij projetkligji.

Në këtë pikë, kryetarja e Kuvendit reagoi duke thënë Kur flisni ju për ish-pronarët, njësoj sikur me dëgju Gramoz Ruçin të flasë për të persekutuarit.

Ndërkohë, deputeti socialist u këndërpërgjigj duke thënë se shefi demokrat në vitin 1991 nuk pranoi të botonte në gazetën RD kërkesën për lirimin e të përndjekurve, gjë që u bë menjëherë pas ardhjes së Ruçit në postin e ministrit të Brendshëm.

Topalli: Kur flisni ju për ish-pronarët, njësoj sikur me dëgju Gramoz Ruçin të flasë për të persekutuarit

Ruçi: Shefi yt në 91-shin nuk pranoi të botonte në gazetën RD kërkesën e disa intektualëve tiranas për të liruar të përndjekurit nga burgu. Unë në postin e ministrit të Brendshëm hodha mbi 1500 firma që më pas i liruan ata.

 Topalli: A ishit ju ministri i Brendshëm i diktaturës apo jo?

 Ruçi: Jam bërë në 23 shkurt 1991, jo i diktaturës por i tranzicionit. Nëse nuk pranojmë këtë, nuk do të pranojmë që pluralizmi u vendos në dhjetor të 1990-s. Unë jam krenar për 3 veprime:

1500 firmat që bënë të përndjekurit të liroheshin nga burgu

Megjithëse u përmbys një sistem nuk u thye një xham, jo pastaj të vriteshin njerëz

Për herë të parë u bënë zgjedhje dhe u numëruan votat pa u manipuluar dhe humbi edhe Ramiz Alia.

Topalli: A nuk ishte ai vit, a ishit ju ministër i Brendshëm kur 4 fëmijë të gjimnazit i vratë në kufi dhe i morët trupat e tyre e i sollët në të gjitha rrugët e qytetit tim. Se kam vetëm me ty, e kam me grupin. Ishte koha kur Sali Berisha ju rrëzoi. Zoti Ruçi thotë jam krenar. Krenar se sollët trupat e fëmijëve të vdekur. Ju nuk iu ikën kurrë krenaria. Kërkoni të falur.

Ruçi:Mos luani me 4 fëmijët që ju flisni. Mos spekulloni me këtë çështje. Për cilët kufij flisni? Për kufijtë që sishin? Zonjë e nderuar, ju bëni luftë politike, por mos spekuloni as me të vrarët. Ky parlament ka bërë një rezolutë në 91-shin për këtë. Historia e parlamentit nuk ka filluar që kur keni ardhur ju në krye të tij.

*  *  *

Ruçi: Të merret parasysh kërkesa e të verbërve për të qenë pjesë e seancës 

Në nisje të seancës së sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›