E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trojeve, paditet ish-kryebashkiaku

Artur Qoraj
Skandali i trojeve zbret ne Orikum te Vlores, nje nga zonat turistike nga me te lakmuarat ne vend. Bashkia vihet nen akuze per abuzime, nderkohe qe Kontrolli i Larte i Shtetit ka denoncuar, dy dite me pare ne Prokurorine e Tiranes, ish-kryebashkiakun Beqir Kashuri, ne mandatin 2003-2007 dhe ish-drejtorin e Urbanistikes ne kete institucion, Blendi Bani. Shkak jane bere 20,7 milione leke deme ekonomike te shkaktuara nga abuzimet me shitjen e pronave dhe dhenies se lejeve per ndertim, duke shkelur ligjin nr. 8405, neni 51 dhe nje nga vendimet e Keshillit Bashkiak. Sipas raportit te KLSH-se, ish-kryebashkiaku ka kryer zbardhjen e lejeve te ndertimit pa i kaluar ne KKRT e Keshillit te Qarkut Vlore, shume prej lejeve nuk jane shqyrtuar nga tekniket dhe veprime te tjera antiligjore. Nderkohe qe 4,3 milione leke jane abuzime ne fushen e prokurimeve. Shkelje jane gjetur edhe gjate kontrolleve te kryera ne Bashkine Korce, me 18 milione leke deme ne dhenien e lejeve per ndertim e prokurime e 4 milione leke ne Bashkine Mirdite ne fushen e prokurimeve. Lajmin e ka konfirmuar edhe zedhenesi i KLSH-se, Edvin Morava, dje per gazeten “Koha Jone”.
Dy zyrtare te larte do te jene ne duart e perfaqesuesve te akuzes, pasi inspektoret e KLSH-se sapo kane perfunduar nje raport-kontrolli ne Bashkine e Orikumit per periudhen e aktivitetit 2005-2006. Mesohet zyrtarisht se demi i shkaktuar per dy vjet nga veprimet e ish-kryebashkiakut Beqir Kashuri dhe kreut te Urbanistikes, Blendi Bani, shkon ne 25 milione leke te shkaktuara ne fushen e urbanistikes dhe te prokurimeve. “Ne urbanistike jane konstatuar 20,7 milione leke per shkelje te ligjit per lejet dhe sheshet e ndertimit ne ambiente publike. Nga ana e kryetarit te Bashkise Orikum, gjate periudhes se kontrollit eshte kryer zbardhja e lejeve pa kaluar ne shqyrtim ne KKRT apo Keshillin e Qarkut Vlore, ne 16 raste kerkesat kane kaluar direkt ne KKRT pa marre keshillim me Keshillin Teknik, ne 5 raste eshte dhene leje ne kundershtim me vendimet e KRRTRSH-se dhe ne shume raste jane perjashtuar mbikeqyresit e punimeve apo inxhinieret”, thuhet ne raportin perfundimtar te KLSH-se.
Shkelje jane konstatuar edhe ne fushen e prokurimeve, ku demi vleresohet te jete 4,3 milione leke ne Bashkine e Orikumit. Si pasoje e moszbatimit te ligjit per prokurimet publike dhe kontrollin e disiplinimin e punimeve, eshte perfituar per punime te paperfunduara. “Per te gjitha keto shkelje te konstatuara, KLSH ka pergatitur nje “kallezim penal” ndaj ish kryetarit te bashkise dhe ish-drejtorit te Urbanistikes ne Orikum, ne periudhen 2005-2006, per te cilen u krye kontrolli”, citoi zedhenesi Morava. Ne fund te raportit eshte kerkuar kthimi i te gjithe demit ekonomik te shkaktuar dhe masat disiplinore e penale per 31 zyrtare, dy te kallezuar, 6 per pushim nga puna, 9 me verejtje dhe 14 me masa me te lehta administrative.
Te denoncuar
Beqir Kashuri, ish-kryebashkiak i Orikumit, 2003-2007
Blendi Bani, ish-drejtor i Urbanistikes, Orikum
Demi ekonomik
Orikum 25 milione leke
Korce 18 milione leke
Mirdite 4 milione leke
47 milione leke demi ne total
Masat
6 zyrtare largim nga detyra
9 verejtje me paralajmerim
31 masa gjithsej

Shkeljet
Moszbatim i ligjit 8405 per urbanistiken
Ish-kryetari Bashkise Orikum ka kryer zbardhje te lejeve, pa kaluar ato per shqyrtim ne KRRT dhe Keshillin e Qarkut Vlore
Ne 16 raste kerkesat per leje sheshi dhe sheshe ndertimi kane kaluar ne KRRT e bashkise direkt, pa u diskutuar ne Keshillin Teknik
Ne 5 raste eshte dhene leje ndertimi ne kundershtim me planin rregullues te qytetit te Orikumit, te miratuar nga KRRTRSH-ja
Ish-kryetari i bashkise ka firmosur situacione te punimeve, duke perjashtuar mbikeqyresin e punimeve dhe inxhinierin, ka nxjerre akte e miratuar dokumente ne kundershtim me legjislacionin
Ka pasur perfitime te padrejta ne punime te paperfunduara ne fushen e prokurimeve publike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›