E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me trojet, te perfshira dy bashki e komuna

Abuzimet me tokat duket se nuk kane perfshire vetem komunen e Kasharit dhe Levanin. Pas nje raporti te djeshem per abuzime edhe nga Bashkia e Orikumit, vijne sinjale per vatra te reja te skandalit te trojeve edhe ne zona te tjera te Fierit. Ramadan Kanani, pergjegjes i zyres se kadastres ne Keshillin e Qarkut, tregon per gazeten “Koha Jone”, se siperfaqe toke, qe dyshohet te jene pervetesuar, ka edhe ne Libofshe, Patos, Ndermenas dhe Lushnje. Nje dite pas denoncimit ne nje nga televizionet lokale, te rasteve te abuzimit me token ne komunen e Levanit, shefi i Kadastres Fier ka reaguar, duke thene se “fenomeni i abuzimit me trojet eshte i ndeshur edhe ne disa njesi vendore te tjera te qarkut”.
Sipas Kananit, zyra e kadastres mbulon gjithe Qarkun e Fierit, ku perfshihen 400 fshatra. “Ne ndeshemi cdo dite me fenomenin dhe raste te tilla ka ne komunat Libofshe, Ndermenas, Bashkine Patos dhe rrethin e Lushnjes. Komisionet e tokave kane abuzuar hapur me ligjin 7501”, tha Kanani. Ne vazhdim te skandalit te Levanit, ku dyshohet se siperfaqe te tera jane dhene ne kundershtim me ligjin nr. 7501, zyrtari shprehet se nuk eshte zyra e kadastres qe duhet te denoncoje keto shkelje, pasi palet pretendojne dokumente te rregullta. “Keto raste duhet t’i denoncojne te tjeret ne prokurori dhe ky organ te marre masat per shkelesit e ligjit”, pohoi zyrtari. Nderkohe qe per rastin e Levanit, Ramadan Kanani eshte shprehur se “jane fermeret, autoret fillestare te abuzimit, pasi ata kane uzurpuar pa te drejte siperfaqe toke, te cilat kane qene prane tokave qe kane marre pas shperndarjes se tyre, ne baze te ligjit 7501”. Nje dite me pare, gazeta “KJ”, publikoi nje nder rastet e shumte te abuzimit me token. Ishte kryetari i fshatit Ferras, ai qe renditi nje sere rastesh abuzimi, ndersa ato kishin mberritur edhe ne organin e akuzes se Fierit, si dhe ne dikasteret e tjera perkatese.
Xh.Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›