E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtate zyrtare ne pranga per trojet

Operacioni i koduar “Kashari 2” prangosi dy ish-kryetar komune, drejtuesin aktual te saj, punonjesit e kadastres, nje kryeplak dhe nje shofer. Shkak jane bere denoncimet, kontrolli i KLSH-se per pronat dhe mbivendosjen e tyre dhe dyshimet per perfshirjen e zyrtareve te larte ne keto afera. Behet fjale per pervetesimin e 150 mije m2 toke ne fshatrat e komunes Kashar, te cilat ishin mbivendosur ne kadaster dhe kthyer ne pallate, ose nderruar pronesia. Demi i deklaruar ishte 1,5 milione USD. Te ndaluarit ishin Alfred Sula, kryekomunari i Kasharit, Naim Karaj e Faik Fejzo, dy ish drejtues te kesaj komune, Islam Shera, kryeplak ne Katund te Ri, Shefqet Alika, Ismail Sulaj e Xhevahir Hyka, pjese e zyres se kadastres dhe Ilir Sula, shofer. Ne kadaster u be e mundur edhe zbulimi i shumepronesise se nje toke, nderkohe qe pronari i vertete nuk dihej se kush ishte. Sipas hetimeve nga ana e prokurorise, rezultoi se dokumentet e ndarjes se tokes ishin te falsifikuara. Dy dite pas arrestimit te tyre, banoret e komunes protestuan para gjykates dhe kerkonin kthimin e pronave te pretenduara me dokumentacione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›