E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: "Legalizimet", Topi veproi drejt qe i ktheu

Vendimi i Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per kthimin e ligjit te legalizimeve, u pershendet dje dhe nga opozita. Deputeti socialist, Taulant Balla, vleresoi se ky eshte nje vendim i drejte qe merr Presidenti, duke qene se ligji binte ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me te drejten e prones. "Nisma e qeverise nuk duhet te miratohej, pasi eshte kunder te drejtes se prones ne vend. Mbi te gjitha mori dhe nje numer minimal votash e ndaj nuk duhet te lejohej te hynte ne fuqi", tha Balla. Sipas tij, nisma e qeverise duhet te rishikohet e diskutohet gjeresisht ne komisionet parlamentare te Kuvendit. Nderkohe qe, Balla eshte shprehur se, pervec ketij diskutimi dhe permiresimi, eshte e udhes qe te merret dhe mendimi i grupeve te interesit dhe te eksperteve, gje e cila nuk eshte bere gjate miratimit te ketyre ndryshimeve me votat minimale te mazhorances. Opozita votoi kunder ne seancen e 10 prillit per kete ligj, sepse, sipas saj, pa te drejte u hiqen kompetencat pushtetit vendor per legalizimet e i jepen ALUIZNI-t. Ndersa akuzoi se qeveria e ben vetem per zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›