E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronaret: Ndryshimet per pronen, s'jane na favorin tone

Pronaret e ligjshem te tokave pershendesin vendimin e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per kthimin ne Kuvend te ndryshimeve qe iu bene ligjit te legalizimeve. Por nga ana tjeter ata nuk jane aspak te kenaqur me ligjet ne fuqi, si per pronat dhe ate te legalizimeve dhe kerkojne ndryshim rrenjesor te tyre. Nenkryetari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Ahmet Sulstarova, tha dje per gazeten se ndryshimet qe ben politika ne ligjet e prones nuk jane ne favor te pronareve, perkundrazi i diskriminojne gjithnje e me shume ata. Pronaret kerkojne ndryshime qe jane kushtetuese dhe ne favor te tyre. Nderkohe qe presin nga Gjykata Kushtetuese qe te dale me nje vendim per ankesat qe ata kane bere kunder ligjit te pronave dhe atij per legalizimin e zonave informale. Nuk ka qene hera e pare qe ish-pronaret e kane pare me skepticizem cdolloj ligji qe ka te beje me legalizimin e zonave informale. Per ta, eshte e rendesishme qe te zgjidhet vetem ceshtja e prones dhe e kthimit e kompensimit te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›