E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRRTRSH Resort ne Hamallaj ne zonen e ndertimeve pa leje

Perfaqesuesi i kompanise qe do te ndertoje kete kompleks shpjegoi se tashme jane siguruar 64 per qind e certifikatave te pronesise per token ku do te ndertohet resorti dhe ne vijim pritet qe te sigurohet edhe pjesa e mbetur. Pavaresisht kesaj nje detaj qe u paraqit si problematik ishte fakti qe ne zonen prej me shume se 1 milion meter katror perfshihen edhe zona qe kane probleme me identifikimin e pronesise zona ku ka ndertime pa leje nderkohe qe 44 mije hektare toke jane toke bujqesore qe nuk kane kaluar permes nje vendimi qeverie per ndryshim destinacioni. Resorti New Born i projektuar per tu ndertuar ne zonen e Gjirit te Lalzit midis Perroit te Tarinit dhe Hidrovorit u vleresua nga kreu i Qeverise per faktin qe parashikimi ne projekt eshte per ndertimin me tre kate. Ne kete pike ai theksoi se projektet qe do te vijne ne vijim per tu diskutuar ne KRRTRSH duhet te zbatojne disa parametra. Ne kete keshill nuk do te vine me kurre zona per ndryshim destionacioni pa pasur te percaktuar katet. I sjellin ketu per ndryshim destinacioni e me pas cmenden me ndertime 30-35 kate. Kjo praktike nuk do te mund te ekzistoje me u shpreh Kryeministri. Sipas tij cdo kerkese qe do ti behet Keshillit Kombetar te Rregullim Territorit per ndryshim destinacioni do te paraqese me transparence te gjithe ndertimet katet siperfaqet gjelberimin. Mbledhja e KRRTRSH-se nuk eshte perqendruar vetem ne nje projekt te tjera pika te rendesishme diskutimi ishin ato qe lidhen ndertimin e terminalit hyres ne portin e Sarandes projekti per portin e peshkimit ne qarkun e Durresit studime urbanistike per zonen e Kasharit dhe Selite-Sauk-Farke-Lunder-Mullet. Kreu i Qeverise per cdo projekt te diskutuar theksoi mundesine per me shume hapesira te gjelbra dhe vazhdimin e nismes per mbjelljen e ullinjve ku ka mundesi.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›