Balla: Ligji i dosjeve na rrezikon për statusin e vendit kandidat
>Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla dje në fjalën e tij në Kuvend e vuri theksin te deklarata e djeshme e Bashkimit Europian, ku e quan miratimin një konsensual të ligjit të Dosjeve apo i ashtuquajturi ligji i lustracionit për pastrimin e figurave si antikushtetues dhe jashtë standardeve. Shqipëria është në fazën e aplikimit të statusit për vendin kandidat dhe do ti mjaftonte shuplaka e fundit e BE që ky status kaq i rëndësishëm për vendin tonë të lëkundet në duart e BE. Ka qenë kjo pika më e rëndësishme në fjalën e deputetit socialist Taulant Balla.
Ndër të tjera deputeti Balla u shpreh gjatë fjalës së tij se sot ne do të miratojmë një Kuvend një rezolutë ku unë i kërkoj BE të na hapë dyert për të na dhënë statusin e vendit kandidat, por, dje BE na dha një shuplakë të fortë, prej të cilës ju vetëm që nuk mësoni, iu drejtua Balla mazhorancës, por vazhdoni të nxirrni njerëz ndoshta pa identitet politik për tiu kundërvënë në mënyrë flagrante kësaj deklarate kaq të fortë. Duhet të tërhiqeni nga sulm kushtetues, sepse po saboton rëndë procesin historik të aspiratës shqiptare për BE.Balla u shpreh se deklarata më e fundit e BE, e cila është një deklaratat më të forta përkundrejt Shqipërisë në gjithë këto vite tranzicioni. Është një deklaratë e drejtpërdrejt që akuzon Sali Berishën , Jozefina Topallin, dhe mazhorancën tuaj për prirjen antikushtetuese për të sabotuar procesin e integrimit të Shqipërisë. Më pas deputeti Balla e vuri theksin te një skandal tjetër i radhës nga mazhoranca shqiptare. Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në faqen personale të Jozefina Topallit,- u shpreh ai. Është një turp, vijoi Balla, që në këtë faqe të njoftohen takime me personalitete, sikurse është ish-senatorja dhe tashmë sekretarja e shtetit z. Klinton. Një takim ky nënvizoi deputeti opozitar që nga të gjitha burimet mediatike dhe nga të gjitha hetimet e gazetarëve nuk është zhvilluar kurrë. Ai theksoi se më e turpshme është se TVSH dha disa pamje, por pamjet ishin të katër viteve më parë. Është e turpshme, vijoi deputeti Balla, që ne i themi administratës më të re amerikane që numri dy në hierarkinë e shtetit shqiptar ka zhvilluar këtë takim, por ky takim nuk është zhvilluar kurrë. Gjithashtu, Është e turpshme tha Balla që ne ti themi partnerëve tanë amerikanë që znj. Kryetare ka takuar kongresmenin Bill Hangri, një njeri që nuk ka qenë kurrë në jetën e vet kongresmen, por vazhdon të ketë një kompani të suksesshme për limuzina dhe për hotele. Në vazhdimësi të këtij turpi që vazhdojnë ta bëjnë duke filluar që nga kryetarja e duke zbritur deri në shërbimet tona konsullore,- u shpreh ai. Balla tha se në vitin 2006 është bërë publike rasti i një emigranti shqiptar, të cilët punonjësit e konsullatës tonë në Athinë I. Çupa dhe A.Lika i morën 2000 euro. Sipas Ballës, Çupa u përjashtua nga shërbimi konsullor në atë kohë. Sot nuk është më konsull, por diplomat, ndërsa personi tjetër vazhdon të mbetet në konsullatë.