E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Më shumë refuzime vizash për shqiptarët

Kryetari i komisionit të Jashtëm në asamblenë Kombëtare socialiste, deputeti Taulant Balla u shpreh dje se nuk po zbatohet Marrëveshja për Lehtësimin e Vizave, siç është shprehur ministri i Jashtëm Lulëzim Basha. 

 Duke iu referuar një sondazhi të bërë, Balla u shpreh se shqiptarët janë shtetasit më të refuzuar nga ambasadat evropiane. “Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave, me një mesatare rreth 23 % të totalit të aplikimeve, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 17 %.  Konsullatat me shkallën më të lartë të refuzimit të vizave: (Greqia–37 %; Gjermania-24 %; Franca–22 %; Austria–22 %; Italia-11 %)”, u shpreh deputeti socialist. Sipas tij, “nga vëzhgimet e kryera nëpër konsullata të ndryshme na rezulton se shqiptarët ende nuk kanë shpëtuar nga lista e gjatë e dokumenteve që duhet të paraqesin dyerve të ambasadave”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›