Xhufi: Grup pune për regjistrimin e emigrantëve
Në prag të fillimit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LSI këmbëngul për të mundësuar votimin e emigrantëve në vitin 2009.
Kreu i grupit parlamentar Pëllumb Xhufi publikoi dje propozimet e grupit të punës, që nisin me regjistrin e emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtë vote. “Emigrantët nuk duhen parë vetëm si një element që lehtëson problemet e rënda ekonomike të vendit, me prurjet financiare të tyre, por edhe si një zë i fuqishëm për zhvillimet politike në vend”, tha Xhufi. Sipas tij, KQZ duhet të ngrejë grupe të posaçme pune që të merren posaçërisht me evidentimin e listave të shpallura nga Komisionet Zgjedhore Zonale. “Këto grupe duhet të evidentojnë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbushur moshën e duhur dhe ndërkohë, janë shpërngulur jashtë vendit për arsye pune”, theksoi Pëllumb Xhufi.