Seriali i Vlorës, kërkohet Sokol Rama
Djali i ish-oficeres së marinës Eleonora Rama pritet të shkaktojë "përplasje" mes Spanjës dhe Shqipërisë për ekstradimin e tij nga Italia.
Trazhgim Sokolaj
Sokol Rama i kërkuar për një atentat të përgjakshëm me dy të vdekur, të ndodhur në Barcelonë në shtator 2006, është shpallur në kërkim edhe nga Gjykata e Vlorës, i akuzuar për serialin e vrasjeve, që pasuan në shenjë hakmarrje, ekzekutimin e nënës së tij Eleonora Rama, ish-oficere e marinës në Vlorë. Në Prokurorinë e Përgjithshme pak ditë më parë, ka mbërritur vendimi i Gjykatës së Vlorës bashkë me dosjen e Prokurorisë, në të cilën, kërkohet arrestimi i Sokol Ramës si person në hetim për serialin e atentateve të ndodhura në Vlorë pas vrasjes së nënës së tij. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se gjykata dhe Prokuroria e Vlorës, kanë përcjellë dosjen në organin qendror të akuzës, me qëllim hartimin e kërkesës që do t'i drejtohet Italisë, për ekstradimin në Shqipëri të Sokol Ramës. Ai është arrestuar në Itali 11 ditë më parë, më 22 qershor 2008 dhe po mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në ekstradimin e tij. Autoritetet italiane duket se do të jenë në dilemë, pasi Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë po harton kërkesën e ekstradimit për Sokol Ramën. Ai kërkohet ndërkaq edhe nga policia spanjolle për shkak se në Barcelonë, Sokol Rama, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy shqiptarëve: Slejdi (Elvis) Zanaj dhe Niko (Elidon) Delaj. Në këtë krim të ndodhur më 26 shtator 2006, sipas burimeve zyrtare nga policia kanë marrë pjesë veç Sokol Ramës edhe Elis Haxhiraj, Enton Kabashi dhe Vasil Bircaj.
Seriali i vrasjeve
Pas disa përplasjeve për të cilat policia pretendon se konflikti ishte kontrolli i zonave ku trafikohej drogë e prostituta, më 26 shtator 2006 në Barcelonë janë vrarë me armë zjarri dy emigrantët shqiptarë Slejdi (Ervis) Zanaj dhe Niko (Elidon) Delaj. Si autorë të kësaj ngjarje policia akuzon katër persona, Elis Haxhiraj, Enton Kabashi, Vasil Bircaj dhe Sokol Rama. Para se të kalonte një muaj nga atentati i Barcelonës, nëna e këtij të fundit, Eleonora Rama, ish-oficere e marinës, u vra me armë zjarri, ndërsa vëllai i Sokol Ramës mbeti i plagosur, në qendër të Vlorës, siç dyshon policia në shenjë hakmarrje për atentatin e ndodhur në Spanjë. Për vrasjen e oficeres, u akuzua Armand Zanaj, i afërm i Slejdi (Ervis) Zanajt që ishte vrarë në Barcelonë nga Sokol Rama dhe tre të tjerët. Pas vrasjes së nënës së Sokol Ramës, në shenjë hakmarrjeje për këtë ngjarje, sipas policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, ekzekutohet nga dy persona të rinj në moshë, të maskuar me syza dielli, Shpëtim Muka, daja i të akuzuarit për vrasjen e Eleonora Ramës. Muka u qëllua plot 14 herë me armë zjarri Kallashnikov, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në ditët e fundit të nëntorit 2006. Edvin Zanaj, i cili mbeti i plagosur në atentatin tek "Pusi i Mezinit", rreth një vit pas kësaj ngjarje, më 9 tetor 2007, u gjet i vdekur pas një atentati me armë ndaj tij tek materniteti i ri në Tiranë. Ai dhe familja e tij ishin larguar nga Vlora siç beson policia për të shmangur zinxhirin e hakmarrjes, që shpërtheu pas vrasjes së oficeres së marinës Eleonora Rama.
Vrasjet dhe misteri i Sokol Ramës
Roli i Sokol Ramës në vrasjet e ndodhura në Vlorë e më pas në Tiranë pas ekzekutimit të nënës së tij, ka qenë i paqartë për policinë dhe Prokurorinë shqiptare për shkak se Sokol Rama u arrestua në Spanjë më 23 mars 2007 e më pas u la i lirë. Sipas burimeve zyrtare ato kanë dyshuar se, këto krime ishin hakmarrje për vrasjen e nënës së Sokol Ramës, por provat për implikimin e tij direkt kanë munguar. Burimet e Prokurorisë refuzuan të publikojnë detaje, por thanë se në bazë të provave të tyre, Gjykata e Vlorës ka firmosur urdhërarrestin për Sokol Ramën, ndërsa ky vendim i gjykatës do të dërgohet në Itali për të kërkuar ekstradimin e të arrestuarit.