Bushati: Qeveri kokeforte, e shurdhet perballe argumenteve te krizes ne vend
Partia Socialiste i konsideron demagogji, deklaratat e qeverise per situaten ekonomike. Nensekretari per Programin, Ervin Bushati tha se realisht Shqiperia eshte ne krize e per rrjedhoje shqiptaret vetem po varferohen."Te kota jane argumentet dhe propaganda e qeverise per rritjen ekonomike, sepse sot realisht ne Shqiperi ka krize e per rrjedhoje varferim te familjeve shqiptare. Sot familja shqiptare jeton me keq, kur ulen me 30% importet dhe konsumi ne treg; ka krize sepse cilesia e ushqimeve dhe mallrave qe sot importohen eshte ne renie te ndjeshme; ka krize varferie kur pergjysmohen dergesat e emigranteve ne ndihme te shtepive te tyre", ka qene deklarata e djeshme e nensekretarit socialist, Ervin Bushati. Teksa ka kritikuar levizjet me te fundit te qeverise, qe sipas tij nuk shkojne ne zgjidhjen e krizes dhe per me teper, nuk pranon te njohe krizen. Sipas tij, sot ka nje krize varferie kur fshatareve u duhet te groposin prodhimet e tyre, qe me aq mund kultivuan kete vit. "Ka nje krize varferie dhe renie te fuqise blerese, kur leku humbet nga nje pike cdo dy dite ne treg. Ka nje krize, kur 90% e investimeve ne vend, prej 2 vitesh zhduken vetem ne nje vend, ne rrugen Rreshen-Kalimash. Te gjitha parate qe investohen ne kete rruge, nuk shperndahen per mireqenien e familjeve shqiptare" tha Bushati. Sipas tij, ka nje krize varferie kur keto investime nuk shkojne per te rritur mireqenien dhe punesimin e shqiptareve. "Ekonomia qe zhurmon, cdo dite ne shtepite e shqiptareve, qeveria nuk arrin te kthehet ne mireqenie per familjet shqiptare, sepse ajo ekonomi, anon vetem ne interes dhe ne funksion te interesave te ngushta personale dhe elektorale", tha Bushati.
PS: Nuk mund te vazhdohet dhe 4 vite me kete qeveri
Socialistet jane shprehur kunder qendrimit mohues te qeverise ndaj krizes qe ka mberthyer vendin. Per Bushatin, arsyeja pse qeveria eshte ne pozicion mohues, eshte se ajo nuk merr masat e duhura qe sugjeron cdo organizem i huaj dhe i brendshem per te nxjerre nga varferia familjen shqiptare ne kohen e duhur. "Edhe kater vjet te tjera me nje qeveri kokeforte, te paafte dhe te shurdhet, perballe gjithe rekomandimeve te partnereve nderkombetare, shqiptaret dhe Shqiperia nuk mund te vazhdojne me", tha ai.
Mediu, kryetar i PR do te kryesoje listat e deputeteve ne cdo qark
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu do te jete pjese e listes se cdo qarku ku kjo parti do te kandidoje. Ky fakt eshte bere i ditur nga burime brenda republikaneve dhe kandidimi i Mediut, ne disa qarqe eshte nje e drejte, qe kryetarit te nje partie ia jep Kodi i ri Zgjedhor. Po keshtu burimet pohojne se ndone thirrjeve te disa partive te opozites, kjo parti ka vendosur kandidimin e Fatmir Mediut, duke qene se ai eshte edhe kryetari i tyre. Ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu dha doreheqjen vetem pak dite pasi kishte ndodhur tragjedia e Gerdecit.