Balla: "Qeveria po shkurton vendet e punes"
Deputeti socialist, Taulant Balla, tha dje se fatkeqesia me e madhe nuk eshte qe Sali Berisha i vodhi zgjedhjet e 28 qershorit, por fakti qe Sali Berisha, permes vjedhjes se votave, po mban me pahir nje pushtet per te vjedhur shqiptaret. Sipas socialistit, permes manipulimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, kryeministri Berisha po mban ne kembe nje pushtet hajdutesh qe po i varferon shqiptaret cdo dite e me shume. "Qeveria e votave te vjedhura e Sali Berishes jo vetem qe nuk po rrit punesimin, por numri i vendeve te punes po ulet ndjeshem cdo muaj. Pushteti i Sali Berishes po fsheh te verteten e humbjes se vendeve te punes sic mban te fshehura kutite e votimit dhe te verteten e zgjedhjeve te 28 qershorit", tha Balla. Socialisti akuzoi se qeveria e kryeministrit po thellon gjithnje e me shume varferine ne vend duke rritur cmimet. "Perballe kesaj situate kaq te veshtire ekonomike per cdo familje shqiptare, Sali Berisha vazhdon te tallet me shqiptaret, duke i genjyer cdo dite e me shume, me mendimin se genjeshtra e re do te mbuloje genjeshtren e vjeter", theksoi ai.