E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget e demtuara, banoret e lagjes "Partizani" ne proteste

Vlore- Banoret e Vlores protestojne per infrastrukturen rrugore ne prag te sezonit turistik. Me dhjetera qytetare te lagjes "Partizani", kane dale diten e djeshme ne rruge dhe ne shenje pakenaqesie ndaj bashkise se qytetit, kane bllokuar rrugen e spitalit, e cila lidh qytetin me fshatrat e lumit te Vlores. Gjate protestes se djeshme, ata kane kerkuar nderhyrjen emergjente te bashkise ne kete rruge qe eshte dhe me e rendesishmja ne qytet, pasi kalohet per ne spital, por edhe per ne varrezat publike dhe fshatrat perreth. Rruga kryesore eshte bllokuar per rreth 30 minuta dhe sipas banoreve mund te shohesh qarte amortizimin e aksit dhe mungesen e investimeve nga bashkia. "Nuk eshte veshtiresuar vetem qarkullimi i mjeteve, por edhe i kembesoreve. Nuk kemi ku te kalojme, kerkojme nderhyrje emergjente te bashkise per rikonstruksion", u shprehen protestuesit te indinjuar. Aktualisht rruga qe te con per ne spital, rreth 1 km e gjate, eshte e mbushur me gropa dhe demtime, qe e bejne te pamundur qarkullimin e automjeteve. Por megjithese protesta ka zgjatur per nje ore, asnje reagim nuk ka ardhur nga autoritetet vendore te bashkise se Vlores apo kryebashkiaku Shpetim Gjika. Me pare kane protestuar edhe banore te lagjeve "1 Maji" apo "Kushtrimi", te cilet kane kerkuar te njejten gje nga bashkia, rikonstruksionin e rrugeve qe i lidhin me qendren e qytetit. Pakenaqesi ka edhe nga Shoqata e Operatoreve Turistike ne Vlore. Kryetari i saj, Petrit Levendi, eshte shprehur se Vlora ka shume probleme dhe operatoret turistik nuk i perfill askush per t'i degjuar, apo lehtesuar punen dhe bizneset e tyre. "Infrastruktura eshte nje nga elementet me problematik. Duhet nderhyre me urgjence per te riparuar rruget, pasi eshte ne te mire te qytetareve", tha Levendi. Nga ana e bashkise se Vlores eshte premtuar se per kete sezon do te nderhyhet ne aksin rrugor ne hyrje te qytetit, me qellim qe ai te rehabilitohet. Ky projekt konfirmohet edhe nga kryetari i bashkise, Shpetim Gjika, qe ka pohuar se do rikonstruktohen edhe rruge te tjera, por ende nuk ka nje pergjigje zyrtare per banoret e lagjes "Partizani", qe protestuan dje. Aktualisht kane mbetur pothuajse edhe kater jave nga celja e sezonit te pervitshem turistik dhe nga viti ne vit, Vlora behet qytet i preferuar nga pushuesit dhe turistet, por infrastruktura le per te deshiruar.
O. Hila

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›