Estonia, mbeshtetje Shqiperise per levizjen e lire dhe integrimin ne BE
"Eshte nje mrekulli ajo qe ka ndodhur ne keto vite ne Shqiperi". Kjo ka qene deklarata e kryeministrit te Estonise, Andrus Ansip, gjate takim te djeshem me kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli. "Estonia sheh te Shqiperia, nje partnere serioze ne NATO. Duke punuar bashke do te jemi edhe me te suksesshem. Jam i bindur se Shqiperia do te vijoje zhvillimin, ne menyre te shpejte ashtu si eshte zhvilluar shume shpejt ne keto kohe", deklaroi dje, kryeministri Ansip. Per kryetaren e Kuvendit, vizita e kryeministrit estonez eshte nje hap domethenes, ne forcimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve dhe mbeshtetja e vazhdueshme qe Estonia i ka dhene Shqiperise, ne proceset e saj integruese euroatlantike dhe evropiane eshte shume e cmuar. "Estonia, si nje nga shtetet anetare te BE-se, e cila ka vuajtur nga izolimi eshte me prane shqiptareve, lidhur me endrren per te levizur pa viza ne hapesiren "Shengen", si dhe ne drejtim te anetaresimit ne BE", deklaroi Topalli. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqiperia i ka permbushur tashme detyrimet dhe do te vleresonte maksimalisht mbeshtetjen e Estonis, lidhur me heqjen e vizave dhe me tej, ne drejtim te marrjes se statusit kandidat. Nga ana e tij kryeministri i Estonise tha se "partneriteti mes dy vendeve ka qene shume i frytshem. Ne e kuptojme njeri-tjetrin dhe dy vendet tona, me shume se partnere jane miq te mire". Ne takim u diskutua mbi rolin e diplomacise parlamentare, si nje dimension funksional ne dialogun dypalesh, me nje ndikim pozitiv ne bashkepunimin nderparlamentar dhe nderkombetar. Topalli kerkoi bashkepunim konkret nga Estonia edhe per projektet e
e-parlament, si nje vend me nje pervoje te madhe ne teknologjine e informacionit.
Topalli- Ansip: Te rritet bashkepunimi ekonomik mes dy vendeve
Gjate takimit mes kryeministrit estonez dhe kryeparlamentares shqiptare, u diskutua dhe per rritjen e nivelit te investimeve ne te dyja vendet. Ne takim u bisedua edhe mbi rritjen e bashkepunimit ekonomik dhe kryeministri i Estonise, tha se shpreson qe sa me shume sipermarrje estoneze te jene prezent me investimet e tyre ne Shqiperi. Topalli, nuk ka munguar te paraqese dhe lehtesirat ligjore qe po aplikon Shqiperia per lehtesimin e thithjes se investimeve te huaja ne Shqiperi, ku dhe ato estoneze jane te mirepritura.