Estonia, mbeshtetje per vizat e integrimin ne BE
Estonia mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine si dhe integrimit ne Bashkimin Evropian. Kryeministri i Estonis, Andrus Ansip, tha dje gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha se mbeshtet procesin e liberalizimit te vizave dhe se shpreson se shume shpejt Shqiperia te jete pjese e BE-se. "Do te duhet pak kohe, por shpresoj qe ne te jemi se bashku ne BE. Sic permendi kolegu im, Estonia mbeshtet liberalizimin e vizave per Shqiperine. Ju keni bere perpjekje te lavderueshme gjate 20 viteve te fundit.
Por eshte e qarte qe ne te gjithe duhet te vazhdojme me ato reforma, me zhvillimet demokratike, ne ne Estoni, ju ne Shqiperi dhe sigurisht ne mund te mbeshtesim njeri tjetrin", theksoi Ansip. Ai kujtoi veshtiresite qe edhe Estonia kaloi per te qene pjese e Bashkimit Evropian. Per te arritur deri ketu, sipas kreut te qeverise, Estonis iu desh te ndermerrte disa reforma te medha. "Liberalizimi i vizave eshte nje fushe ku blloqet nuk jane te rendesishme se sa menyra e kryerjes se punes. E di qe ne Shqiperi keni bere perpjekje te lavderueshme per sa i perket plotesimit te disa kushteve si jane pasaportat biometrike, kartat e identitetit dhe me siguri qe do arrini aty. Liberalizimi i vizave nuk do te behet nga menyra se si do e bejne kete pune vendet e tjera", theksoi ai. Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha, e siguroi homologun e tij, se "qeveria shqiptare do te punoje me perkushtim per intensifikimin e marredhenieve te gjithanshme me Estonin, ne menyre qe qytetaret shqiptare te perfitojne sa me shpejt nga reformat e suksesshme, qe qeveria juaj ka ndermarre per modernizimin e Estonis dhe integrimin e saj ne Bashkimin Evropian".