E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: 2010, viti i Evropes ne Shqiperi

Per here te pare nje zedhenes shqiptar, zhvillon nje konference per shtyp jashte Shqiperise. Nje risi, te cilen e ka bere prezent gjate nje vizite zyrtare ne Paris, me ftese te Departamentit te Komunikimit te Ministrise se Jashtme franceze, zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme, Ralf Gjoni. Ai ne nje konference per shtyp si dhe nje bashkebisedim me gazetaret ne Qendren e Medias se Huaj ne Paris, qendra ku te gjithe korrespondentet (franceze dhe te huaj) jane akredituar nga Ministrine e Jashtme. Gjoni ofroi nje ekspoze te hapave, te bere nga Shqiperia gjate viteve te fundit ne kuader te integrimit te saj evropian si dhe informoi mediat e pranishme, rreth permbushjes se kritereve nga qeveria shqiptare per liberalizimin e vizave. Gjithashtu ai foli rreth angazhimit ne kuader te operacioneve te NATO-s, rolit te Shqiperise ne rajon, si dhe iu pergjigj pyetjeve te gazetareve te pranishem. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve, Gjoni theksoi rendesine e heqjes se vizave per qytetaret shqiptare dhe vuri ne dukje se "ceshtja e heqjes se vizave, eshte se pari nje ceshtje dinjiteti per qytetaret shqiptare, te cilet meritojne te udhetojne te lire, si gjithe bashkeqytetaret evropiane. Ky proces do te jete ne dobi te zhvillimit dhe forcimit te stabilitetit ne Ballkanin Perendimor, duke forcuar lidhjet dhe shkembimet njerezore e ekonomike te Shqiperise me vendet e BE". Per sa i perket rolit te vecante qe Shqiperia luan ne rajon, Gjoni tha se nese kemi parasysh realitetet e reja gjeopolitike ne rajon, si dhe pranine e popullsise shqiptare ne vendet fqinje, politika e jashtme e Shqiperise luan nje rol deciziv per sa i perket prosperitetit dhe zhvillimit te rajonit. Ketu ai permendi edhe viziten e fundit historike te zv/kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme, Ilir Meta ne Beograd. Zedhenesi i MPJ shqiptare, shprehu vleresimin e Shqiperise per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Franca ka dhene per integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave, duke permendur vizitat e fundit te kryeministrit Berisha ne Paris si dhe ate te Sekretarit te Shtetit, Lellouche ne Tirane. "Franca eshte me te vertete nje vend mik i Shqiperise dhe per kete jemi mirenjohes", tha Gjoni. Ndersa gjate nje konference per shtyp ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Frances, zedhenesi dhe drejtori i Komunikimit Bernard Valero, pershendeti prezencen e zedhenesit shqiptar, duke shtuar se "vizita e z.Gjoni ne Paris, zhvillohet ne kuadrin e shkembimeve qe ne po ndertojme me homologet tane shqiptare dhe ilustron cilesine e marredhenieve tona me Shqiperine. Dy anetare te qeverise franceze kane vizituar Tiranen kohet e fundit, Lellouche dhe Idrac, qe kane vene ne dukje cilesine e bashkepunimit bilateral me kete vend dhe potencialin e tij te forte per zhvillim. Qofte ne kuader te OKB, NATO apo ONF, ne po punojme ngushte me partneret tane shqiptare te cilet i inkurajojme ne perspektiven e tyre evropiane". S.P
"Shqiperia, progres per kriteret e vizave dhe BE-se"
Zedhenesi i Ministrise se Jashtme shqiptare, Gjoni, ne konferencen per shtyp ka bere me dije se gjate vitit te fundit, Shqiperia beri disa hapa shume te rendesishem ne konsolidimin e demokracise. "Ne Prill 2009, vendi aplikoi zyrtarisht per t'u bere anetar i BE. Me 28 qershor 2009, vendi zhvilloi zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, te cilat u vleresuan nga OSBE-ODHIR si zgjedhje qe realizuan progres te dukshem dhe qe permbushen shumicen e standardeve te OSBE. Ne nentor 2009, Ministrat e Jashtem te BE i kerkuan Komisionit Evropian te pergatise Opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim dhe ne Dhjetor 2009, KE dorezoi Pyetesorin ne Tirane", deklaroi Gjoni. Per te cilin, gjate muajve te fundit eshte bere nje pune kolosale dhe teper intensive nga e gjithe administrata shqiptare per t'iu pergjigjur pyetesorit, i cili pritet te dorezohet prane KE ne Prill 2010. "Per sa i perket liberalizimit te vizave, misionet e eksperteve te KE tashme e kane perfunduar punen e tyre ne Shqiperi. Qeveria shqiptare eshte e bindur se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kriteret e kerkuara nga BE dhe se qytetaret shqiptare do te mundin te udhetojne pa viza drejt zones Shengen, brenda vitit 2010. Ketu dua te vleresoj edhe angazhimin e Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Ministrave te BE per sa i perket pershpejtimit te procedurave per liberalizimin e vizave", tha Gjoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›