Balla: Qeveria, situatë kaotike me pronat
Forca kryesore e opozitës e vlerësoi si kaotike situatën aktuale për çështjen e pronave në vend. Deputeti i selisë rozë, Taulant Balla, tha se sot po dalin në pah abuzimet dhe skandalet e këtij pushteti me pronat. "Nga Kakomeja në Jalë, nga Porto Romano në Gjirin e Lalzit, nga Orikumi në Borsh e në qendrën e Tiranës, duket se është bërë e pamundur që të kalojë qoftë dhe një ditë pa nxjerr në shesh një tjetër skandal e një tjetër abuzim që, jo rastësisht, kanë gjithnjë si emërues të përbashkët ministrat, djemtë dhe vajzat, dhëndurët e sekserët, e familjes që drejton sot vendin", deklaroi Balla. Duke bërë një përshkrim të ngjarjeve të ditëve të fundit, Balla e vuri theksin te Policia e Shtetit që rreh dhe ushtron dhunë barbare ndaj banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në Orikum, apo ndërhyn në mënyrë abuzive e duke shkelur ligjin, kundër pushtetit vendor. "Gjithçka rendita më sipër, nënvizoi Balla, është prova më e qartë se tashmë qeveria është një bandë plaçkitëse, ndërsa shteti është kthyer në një han pa porta, në një marionetë fijet e së cilës vihen në lëvizje nga interesa shumë të ngushta e abuzive, të cilat në çdo rast të çojnë vetëm në një adresë: te Sali Berisha dhe banda e tij".
Ndaj, deputeti socialist vuri në dukje se Partia Socialiste denoncon po ashtu situatën kaotike që mbizotëron në lidhje me ligjin për pronat. "Prej kohësh ne kemi ngritur shqetësimin, të cilin e theksojmë sot më fort se kurrë, se kjo situatë nuk është aspak e rastësishme, nuk është aspak produkt i paaftësisë së kësaj qeverie, sado olimpike qoftë paaftësia e saj", tha ai.