Balla: Vetëm Berisha e di se çpo ndodh me kartat e identitetit
Partia Socialiste Shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj për zvarritjen e procesit të heqjes së regjimit të vizave me Bashkimin Evropian, pjesë e rëndësihme e këtij procesi janë edhe kartat e identitetit. Deputeti i PS-së Taulant Balla u shpreh se ‘në Shqipëri askush se di se cfarë po ndodh me tenderin e kartave të identitetit me përjashtim të një njeriu të vetëm Sali Berishës, madje as Nishani dhe as Pone nuk dinë se c'po ndodh’. Balla nënvizoi se sondazhet publike të zhvilluara në Shqipëri gjatë viteve të fundit, kanë treguar se pjesa më e madhe e shqiptarëve e lidhin procesin e integrimit evropian me lëvizjen e lirë drejt perëndimit, pra me heqjen e regjimit të vizave, duke vendosur në plan të dytë çështje të tjera edhe më të rëndësishme, të cilat lidhen drejpërsëdrejti me transformimin dhe zhvillimin e vendit. Më pas ai foli për një sërë strategjish të domosdoshme nga ana e qeverisë për hedhjen e hapave të domosdoshëm ne kete proces. Ai tha se qeveria duhet te marre parasysh sigurine e dokumenteve, emigracioni ilegal, zbatimit me përpikmëri te ligjit, forcimi i bashkëpunimit me Europol dhe sigurisht luftë rezultative kundër korrupsionit. Megjithatë përpos kësaj deputeti i PS-së Taulant Balla tha se ne jemi shumë prapa në bërjen e këtyre hapave.