E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu merimangë francez ngjit grataçelën e Nju Jorkut

 

Njeriu merimangë francez ka goditur në shenjë sërish, pasi është kacvjerrë vetëm me duar në kullën Eifel në Paris kohë më parë, ka përsëritur sot të njëjtën iniciativë duke u ngjitur në majë të gratacelës së Nju Jorkut në Manhatan. Ai e ka bërë këtë për të tërhequr vëmendjen e botës për ngrohjen globale. Para se të fillonte, Alain Robert, u kishte thënë gazetarëve se donte ‘të tërhiqte vëmendjen mbi ngrohjen globale pais kjo është një nga problemet më të mëdha të kohës sonë’.

Pasi arriti majën ai përshëndeti me duart lart gjithë turmën që bërtiste poshtë tij. Ndërsa është arretsuar menjëherë pas kësaj nga policia që po e priste në majë të pallatit. Duke u kacavjerrë ai ngjiti pa asnjë mbrotje të gjithë grataçelën, vetëm me shkumës nëpër duar dhe këpucë alpinisti. Në lartësinë e katit të dhjetë Robert vendosi një fashë të madhe të shkruar “Ngrohja globale vret çdo javë më shumë persona se 11 shtatori”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›