Vdes një 28-vjeçar, tentoi të vidhte telat elektrikë
Humbi jetën në një kabinë duke tentuar të vidhte telat elektrike. Kjo është historia e Jonis Dervishit, 28 vjeç nga fshati Qatrromë i Korçës. Familjarët kanë qenë duke e kërkuar pasi ai ishte zhdukur një ditë më parë nga shtëpia pa lënë gjurmë.
Kërkimi i 28-vjeçarit ka filluar atëherë kur policia gjeti të braktisur automjetin e tij, tip benz me targat e Korcës.
Dhe pas kontrolleve në një kabinë elektrike është gjetur trupi i Jonis Dervishit. Sipas ekspertizës ai kishte djegie në në dorë dhe në ballë gjë që tregon se ai ka humbur jetën nga kontakti me rrymën elektrike. Dervishi kishte me vete disa çelësa dhe dy dara metalike prerëse, për të arritur qëllimin e tij. Por me sa duket kontakti me energjinë ka bërë që 28-vjecari të vdesë në vend.