E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Refuzohet apeli i komplotuesit të Bushit

 

Gjykata e Apelit në SHBA ka mbështetur dënimin e një shtetasi amerikan, i cili u akuzua se ka komplotuar me Al Kaedën për të vrarë presidentin George W. Bush.

Gjykata e Apelit në Virginia gjithashtu e refuzoi ankesën se dënimi me 30 vjet burg i Ahmed Omar Abu Ali, ka qenë i paarsyeshëm.

Gjykata i hodhi poshtë edhe pretendimet e 27-vjeçarit Abu Ali, i lindur në Shtetet e Bashkuara, se pranimi i fajit ishte bërë pas torturave të policisë së Arabisë Saudite në vitin 2003.

Prokurorët thanë se Abu Ali iu bashkangjit celulës së Al Kaedas në qytetin saudit Medina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›