Zbulohet një bazë falsifikime dokumentesh
TIRANË- Falsifikonte dokumenta prej kohësh, është kapur sot me 70 vula institucionesh dhe ambasadash.
Policia ka arrestuar në flagrancë Bashkim Sejdinin në zonën në afërsi të ‘Oxhakut”, në Tiranë. Pas tre javesh hetime Policia ka zbulurar një bazë të falsifikimeve të dokumentacionit në Tiranë. Deri tani në prangat e policisë ka rënë vetëm një person. Hetimet mbi këtë çështje kishin nisur që prej tre javësh. Bashkim Sejdinit i janë skuestruar mbi 70 vula institucionesh dhe ambasadash të huaja me të cilën ai kryente shërbimet për ‘klientët’ e tij. Deri tani nuk bëhet e ditur nëse ishin të përfshirë edhe persona të tjerë në falsifikime apo se si Sejdini kishte arritur të kishte në dorë vula institucionesh. Megjithatë Policia bën të ditur se aiështë kapur në flagrancë ndërsa ishte duke falsifikuar dokumenta për llogari të dikujt, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.