E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Zgjedhjet e Shales po vidhen ne tavoline

Opozita Akuza

Perfshirja ne procesin ankimor te zgjedhjeve te Komunes Shale eshte konsideruar si riciklim i skenarit te manipulimit nga ana e Partise Socialiste. Nje nga drejtuesit e grupit parlamentar Taulanat Balla deklaroi dje se procesi ne Shale rikonfirmon edhe njehere se skenari manipulativ po mban peng zgjedhjet lokale dhe kjo gje sipas tij po ndodh serish me ndihmen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor. Sali Berisha nuk heq dore nga vjedhja e zgjedhjeve. Sali Berisha partia dhe makineria e tij zgjedhore po mbajne peng zgjedhjet lokale sepse duan te vjedhin edhe mandatin e Komunes Shale ne Qarkun Shkoder. Pasi urdheroi perdorimin politik te cdo institucioni shteteror pasi keqperdori diten e zgjedhjeve Policine e Shtetit me forca speciale dhe helikoptere pasi i numeroi vete votat nga Ristani i tij ne komisionin qendror te vjedhjeve pasi te gjithe shqiptaret pane fitoren e kandidatit tone edhe ne Komunen Shale Saliu nuk e pranon humbjen dhe po rive ne veprim skemen e vjedhjes ne bashkepunim te mandatit nga Kolegji dhe KQZ tha Balla. Keshtu edhe nje komune e mbetur pa realizuar zgjedhjet per arsye te ballafaqimit politik po sherben serish per te ushqyer sulmin politik te opozites e cila ndihet e demtuar ne procesin elektoral. Balla nderkohe eshte perqendruar ne akuzat e veta ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor dy institucione per te cilat qartazi selia roze po kerkon shkrirjen dhe riorganizimin. shte me se e qarte se ne Shqiperi komisioni qendror i vjedhjeve dhe Kolegji shkaterruan zgjedhjet lokale te 8 majit ashtu sic identifikohet shprehimisht nga raporti i OSBE/ODIHR-it dhe nuk kane me asnje legjitimitet per te gjykuar asnje proces zgjedhor vijoi deputeti socialist. Ai u eshte referuar rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it per te kerkuar ndryshime thelbesore ne procesin administrativ te zgjedhjeve per sa kohe qe KQZ-ja aktuale dhe Kolegji per PS-ne nuk kane me legjitimitet per te dhene vendime. Nese procesi i Shales perfundon ndryshe nga sa eshte vendosur tanime nga KZAZ-te respektive atehere iniciativa socialiste ne kete drejtim mund te gjeje nje pike tjeter per te perforcuar kerkesat per reformen zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›