Brace Duhet te ishim kthyer ne Parlament shume kohe me pare
Procesi rinovues ne drejtimin e disa institucioneve kushtetuese ka aktualizuar nje kerkese te socialisteve te pakten per Kontrollin e Larte te Shtetit. Edhe pse ende jo nje pretendim zyrtar deklarata ne kete drejtim vjen nga nje prej drejtuesve te grupit parlamentar Erjon Brace i cili ka bere te ditur idene e nje kalimi drejt opozites te ketij institucioni. Kam ndjekur gjate ketyre diteve te fundit debatin qe behet per Kontrollin e Larte te Shtetit por ka ardhur momenti qe ne kete vend ata qe nuk permenden ne kabllograme si te korruptuar dhe qe pjesa derrmuese eshte e opozites te marrin drejtimin e ketij institucioni si nje element i rendesishem per te luftuar korrupsionin e Kryeministrit te vendit i cili nuk ka as vullnetin dhe as deshiren per te luftuar korrupsionin per shkak te implikimeve te tij shume te thella tha Brace ne nje prononcim per Top Channel. Ai ka ecur me tej duke nenvizuar se opozita duhet te kerkoje KLSH-ne ne emer te nje kulture te re te ndeshkimit te korrupsionit e cila sipas tij eshte elementar me marrjen nen kontroll te pjeses me te madhe te organeve kushtuese nga ana e shumices ne pushtet. Brace ka referuar serish ceshtjen e rruges Durres-Kukes per te cilen ka kerkuar nisjen e hetimit edhe per procesin e marrjes ne ndertim dhe per ndertimin e segmentit tjeter. Ka ardhur koha qe opozita te kerkoje KLSH-ne jo per tu hakmarre por per te themeluar nje kulture te re nga ai institucion te luftes kunder korrupsionit. Nese deri tani eshte hetuar vetem menyra e vendimmarrjes dhe e prokurimit te segmentit Rreshen-Kalimash tani eshte momenti qe prokuroria te rihape hetimet per segmentin tjeter te ndertimit dhe te marrjes ne dorezim te kesaj vepre tha Brace duke paralajmeruar se sulmi ndaj ish-ministrit te Transporteve aktualisht kryetar i Bashkise se Tiranes mund te rinise me akuzen per korrupsion. Nderkohe deputeti socialist ka folur edhe sa i perket nevojes per tu rikthyer ne Parlament duke mos munguar te kritikoje qendrimin e deritanishem te PS-se sidomos me bojkotimin e bere ne mbyllje te sesionit te kaluar. Ne fillim te muajit korrik kur keto ligje mberriten ne Kuvendin e Republikes ngjarja u perputh edhe me mbledhjet e Asamblese dhe ne ato mbledhje kam kerkuar qe grupi i PS-se te kthehej menjehere ne Kuvend sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bente te gjitha prapesite ekonomike financiare dhe politike. Kam parasysh ligjin per shembjen e Piramides per te cilin ne duhet te ishim ne Kuvend ku duhet te kishim parashtruar objeksionet tona ligjin per regjistrimin e popullsise qe pervec permbajtjes se tij skandaloze per fat te keq te te gjithe shqiptareve solli ne evidence nje fakt shume te rendesishem qe votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputeteve nenvizoi Brace.