E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla akuzon Topallin, se tentoi qe t'i merrte zyren: Kercenoi dhe me mandatet

Permes nje urdhri te posacem te kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, drejtuar prefektit te Qarkut Elbasan, punonjes te kesaj prefekture te mbeshtetur edhe nga policia, kane hyre me force ne zyren e deputetit te Librazhdit, Taulant Balla. Lajmi behet i ditur nga vete deputeti socialist, i cili ka theksuar se eshte zbrazur zyra e tij nga pajisjet dhe mobiliet qe kishte vendosur ne kete zyre. Keshtu kompjuteret, tavolinat e punes, karriget dhe te gjitha dosjet e dokumentacionit, sipas zyrtarit socialist, jane nxjerre perjashta ne thyerje te cdo norme ligjore. Mesohet se zyra e perdorur nga deputeti i selise roze, eshte ne pronesi te bashkise Librazhd. Kjo e fundit nuk ka pranuar urdhrin e zonjes Topalli, per te lene pa zyre per takimet me zgjedhesit deputetin socialist. Pas situates, deputeti socialist per Qarkun Elbasan, deklaroi se "demokracia ne Shqiperi eshte ne diten e vet me te zeze ndersa paralamentarizimi eshte me i rrezikuar se kurre". "Kjo per shkak se ne krye te Kuvendit eshte nje zonje qe nga njera ane kercenon me letra pa vlere se do na marre mandatet qe na ka dhene populli dhe nga ana tjeter orkestron vjedhjen me force te zyrave te deputeteve, ku ne takojme zgjedhesit tane", shprehur shqetesimin zyrtari lart socialist. Ai apeloi ndaj zonjes Topalli dhe Sali Berishes, "qe te heqin dore nga ky presion i ulet dhe te kthejne menjehere mbrapsht zyren e tij si deputet i Librazhdit". "Nderkohe une do te padis ne prokurori dhunuesit e zyres time ne Librazhd si nje dhunim i institucionit te deputetit", u shpreh Balla. Nga ana tjeter, te kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", burime zyrtare te Kuvendit bejne te ditur se pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, asnje deputet i Parlamentit shqiptar nuk disponon nje zyre. Te njejtat burime sqarojne se zyrat personale te deputeteve do te ndodhen ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise.

REAGIMI
Te kontaktuar nga gazeta "Koha Jone", burime zyrtare te Kuvendit bejne te ditur se pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, asnje deputet i Parlamentit shqiptar nuk disponon nje zyre. Te njejtat burime sqarojne se zyrat personale te deputeteve do te ndodhen ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›