E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjata: "Bojkoti i PS antikushtetues, mandati duhej nderprere"

Tashme 6 marsi shenon afatin e fundit kushtetues per nderprerjen e mandatit te deputeteve te selise roze, nese ata do te vazhdojne te qendrojne jashte Kuvendit. Por juristet e konsiderojne antikushtetuese edhe mospjesemarrjen e deritanishme te tyre. Clirim Gjata sqaron per Tv "Klan" se eshte ligji themeltar i shtetit qe i detyron deputetet qe te perligjin voten e marre nga populli, ne zgjedhjet e pergjithshme. "Nga pikepamja ligjore mospjesemarrja ne Kuvend eshte antikushtetuese, sepse nje kandidat ka plotesuar kriteret e kandidimit dhe ka lidhur e fituar me pas nje kontrate me popullin, pra ka tagrin e perfaqesimit te tij ne Kuvend, prandaj ai eshte i detyruar te zbatoje Kushtetuten. Eshte e njejta gje si me nje prokure", deklaroi Gjata. "Djegia e mandateve shihet ne planin individual dhe jo kolektiv, sic pretendohet nga opozita dhe me kalimin e afateve e humbet kete mandat. Por mandati i tyre duhet te ishte nderprere qe kur nuk bene betimin. Ndonese ka nje interpretim te rregullores qe bazuar ne nenin 71.2 thote se ai i nderpritet pasi nuk paraqiten per 6 muaj pa arsye dhe me pas kerkohet zevendesimi nga KQZ-ja", nenvizoi Gjata. Dhe ne kete kontekst, duke komentuar deklaratat e disa deputeteve socialiste se nuk do ta djegin mandatin e tyre, ai shpjegon se ky vendim i tyre eshte vetem nje detyrim kushtetues. "Eshte detyrim kushtetues per ate qe te ka dhene voten kushdo qe te vendose te hyje ne kuvend, ke marre voten perfaqesoje",-tha ai. Ne argumentin e tij, Gjata shpjegon dhe faktin se mospjesemarrja e opozites ne Kuvend lidhur me pretendimin e saj per hapjen e kutive te votimit nuk qendron juridikisht, pasi nuk eshte ne legjitimitetin e Parlamentit te nderhyje ne vendimmarrjet e gjyqesorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›