Hyrja ne fuqi e MSA, Cekia: Besim se do te ecni perpara
Edhe Cekia, vendi i cili mban Presidencen e radhes ne Bashkimin Evropian pershendet hyrjen ne fuqi te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Ambasadore ceke ne Tirane Marketa Fialkova, shpreh besimin se Shqiperia do t'ia dale te ece perpara me reformat, deri ne anetaresimin e plote. "Pergezoj Shqiperine per kete dite te shenuar. Hyrja ne fuqi e MSA-se per Shqiperine eshte nje dite e madhe ndaj dhe Presidenca ceke ju pergezon per kete. Une besoj se vendi juaj do te ece perpara me reformat. Gjate nje viti e gjysme, ketu kam vene re nje dinamizem te ndryshimeve, reformave nga ana e Shqiperise dhe per kete ju adhuroje. Jam e bindur gjithashtu se sido qe te shkojne zgjedhjet, keto reforma do te shkojne perpara", tha Fialkova. Ambasadorja ceke, shprehet gjithashtu se me hyrjen ne NATO, Shqiperia jep nje garanci me shume per investitoret e huaj dhe kjo sipas saj, eshte e rendesishme edhe per Bashkimin Evropian. Dy dite me pare ambasadorja ceke tha se Shqiperia eshte e lire te aplikoje kur te doje per statusin e vendit kandidat, ndersa vete Komisioneri i Zgjerimit, Olli Rehn sugjeroi qe ky hap te behej pas zgjedhjeve te qershorit.